Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ta rrit respektin për veten?

Si ta rrit respektin për veten?

Të rinjtë pyesin

Si ta rrit respektin për veten?

PO | JO

Kur shihesh në pasqyrë, a je i kënaqur me pamjen tënde?

A mendon se ke cilësi të admirueshme?

A je në gjendje t’i bësh ballë presionit të bashkëmoshatarëve?

A reagon siç duhet ndaj kritikave me vend?

A reagon siç duhet ndaj vërejtjeve të pavend që bëjnë të tjerët për ty?

A ndihesh i vlerësuar?

A kujdesesh për shëndetin?

A kënaqesh kur të tjerët kanë sukses?

Në përgjithësi, a mendon se je i suksesshëm?

Nëse iu përgjigje jo disa prej pyetjeve të mësipërme, ndoshta respekti i ulët për veten të pengon që të shohësh pikat të tua të forta. Ky artikull do të të ndihmojë t’i zbulosh ato.

SHUMË të rinj luftojnë me pasiguritë për pamjen e aftësitë dhe mendojnë se janë më poshtë se moshatarët. A ndihesh edhe ti kështu? Nëse po, edhe shumë të tjerë ndihen njësoj.

«Të metat më bëjnë të ndihem përtokë. Zakonisht jam kritikia më e keqe e vetes.»​—Leticia. *

«S’ka rëndësi sa vajzë e bukur je ose sa djalë tërheqës je, gjithmonë ka të tjerë më të bukur se ti.»​—Helena.

«Ndihem shumë në siklet kur jam me të tjerët. Kam frikë mos dukem një hiç.»​—Rakela.

Nëse pohimet e mësipërme janë të vërteta edhe për ty, mos u dëshpëro. Mund të gjesh ndihmë. Shqyrto tri gjëra që do të të ndihmojnë të kesh një pikëpamje më pozitive e të rritësh respektin për veten.

1. Gjej shokë të mirë

Shkrimi kyç. «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»​—Proverbat 17:17.

Ç’do të thotë? Një shok i mirë është mbështetje e jashtëzakonshme në kohë të vështira. (1 Samuelit 18:1; 19:⁠2) Vetëm mendimi se dikush interesohet për ty mund të të ngrejë moralin. (1 Korintasve 16:17, 18) Prandaj shoqërohu me ata që ndikojnë për mirë te ti.

«Shokët e vërtetë do të të ndihmojnë të ngrihesh moralisht.»​—Donaldi.

«Ndonjëherë ajo që të ndihmon më shumë është dijenia se dikush interesohet vërtet për ty. Kjo të bën të ndihesh me vlerë.»​—Edra.

Mbaj parasysh: Sigurohu që me shokët të jesh vetvetja, jo të shtiresh vetëm sa për t’u pëlqyer të tjerëve. (Proverbat 13:20; 18:24; 1 Korintasve 15:33) Nëse bën veprime të pamençura vetëm sa për t’u bërë përshtypje të tjerëve, do të ndihesh i poshtëruar e i shfrytëzuar.​​—⁠Romakëve 6:​21.

Çfarë të bësh? Poshtë shkruaj emrin e një shoku që të ndihmon të kesh më shumë respekt për veten.

․․․․․

Pse të mos planifikosh të kalosh pak kohë me të? Nuk ka pse të jetë i grup-moshës sate.

2. Bëj për të tjerët

Shkrimi kyç. «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»​—Veprat 20:35.

Ç’do të thotë? Kur ndihmon të tjerët, ndihmon veten. Në ç’mënyrë? Një proverb biblik thotë: «Shpirti bujar do të majmet, dhe kush ujit me bollëk, edhe ai vetë do të ujitet me bollëk.» (Proverbat 11:25) Padyshim që ndihesh më mirë me veten kur ndihmon të tjerët. *

«Mendoj se ç’mund të bëj për të tjerët dhe përpiqem të ndihmoj ndonjë që ka nevojë në kongregacion. Ndihem më mirë kur u tregoj dashuri dhe vëmendje të tjerëve.»​—Blerina.

«Shërbimi i krishterë është shpërblyes, pasi të detyron të mos mendosh për veten, por të mendosh për të tjerët.»​—Joni.

Mbaj parasysh: Mos i ndihmo të tjerët vetëm me synimin për të marrë diçka në këmbim. (Mateu 6:2-4) Të japësh me motivin e gabuar nuk sjell sukses. Zakonisht të tjerët e dallojnë se po shtiresh.​—1 Selanikasve 2:5, 6.

Çfarë të bësh? Mendo për dikë që ke ndihmuar në të kaluarën. Cili ishte dhe çfarë bëre për të?

․․․․․

Si u ndjeve më pas?

․․․․․

Mendo për dikë tjetër që mund të ndihmosh dhe shkruaj si ta bësh këtë.

․․․․․

3. Mos u dorëzo kur gabon

Shkrimi kyç. «Të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë.»​—Romakëve 3:23.

Ç’do të thotë? Ta themi troç: je i papërsosur. Kjo do të thotë se do të ketë momente kur do të thuash ose do të bësh diçka të gabuar. (Romakëve 7:21-23; Jakovi 3:2) Gabimet nuk mund t’i shmangësh, por ama mund të kontrollosh mënyrën si reagon kur gabon. Bibla thotë: «I drejti mund të bjerë edhe shtatë herë dhe ka për t’u ngritur.»​—Proverbat 24:16.

«Ndonjëherë mungesa e vetëvlerësimit vjen kur krahasojmë dobësitë tona me pikat e forta të të tjerëve.»​—Kevini.

«Të gjithë kanë cilësi të mira dhe të meta. Duhet të jemi krenarë për cilësitë e mira dhe të punojmë me pikat e dobëta.»​—Lorena.

Mbaj parasysh: Mos i përdor të metat si justifikim për të mëkatuar. (Galatasve 5:13) Nëse qëllimisht përfshihesh në keqbërje, nuk do të kesh miratimin e personit më të rëndësishëm, Perëndisë Jehova.​—Romakëve 1:24, 28.

Çfarë të bësh? Poshtë shkruaj një cilësi që dëshiron të përmirësosh.

․․․․․

Anash shkruaj datën e sotme. Bëj kërkime në botimet tona që do të të ndihmojnë si të përmirësosh dhe shiko sa ia ke arritur në fund të një muaji.

Vlera jote e vërtetë

Bibla thotë: «Perëndia është më i madh se zemra jonë.» (1 Gjonit 3:20) Kjo do të thotë se ai shikon te ti ato vlera që ti nuk i sheh te vetja. Por a e ndryshojnë këtë fakt të metat e tua? Përfytyro sikur ke një kartëmonedhë që është grisur pak. A do ta hidhje ose do ta shihje si të pavlerë vetëm se është pak e grisur? Patjetër që jo! Ka ende të njëjtën vlerë, me ose pa atë grisje.

Njësoj është edhe me mendimin që ka Perëndia për vlerën që ke. Ai vëren dhe vlerëson te ti përpjekjet që bën për t’i pëlqyer, pavarësisht se sa të papërfillshme të duken ty. Vërtet, Bibla na siguron se «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij».​—Hebrenjve 6:10.

[Shënimet]

^ par. 15 Në këtë artikull disa emra janë ndryshuar.

^ par. 30 Nëse je Dëshmitar i Jehovait, do të jesh shumë i lumtur po t’u japësh të tjerëve lajmin për Mbretërinë e Perëndisë.​—Isaia 52:7.

PËR TË MENDUAR

Çfarë do të bësh nëse fillon të ndihesh i mërzitur sepse . . .

● bashkëmoshatarët të kritikojnë?

● mendon se nuk je aq i mirë sa të tjerët?

● përqendrohesh vetëm te të metat?

[Diçitura në faqen 27]

«Dikush mund të jetë shumë simpatik dhe prapë t’i duket vetja i shëmtuar. Nga ana tjetër, dikush mund të mos jetë dhe aq i bukur, por i duket vetja i bukuri i dheut. Është e gjitha çështje qëndrimi.»​—Alisa

[Kutia dhe figurat në faqen 27]

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

«Edhe ndërtesa më e fortë ka nevojë për mbështetje dhe ndonjëherë për meremetime. Shpesh merrja mbështetje nga fjalët e ngrohta të një shoqeje ose edhe vetëm nga një buzëqeshje apo përqafim.»

«Në vend që të ndihemi keq, sepse të tjerët kanë cilësi të mira, mund të mësojmë nga këto cilësi, ashtu si të tjerët mund të mësojnë nga cilësitë tona.»

[Figurat]

Ambra

Lorena

[Figura në faqen 28]

Kartëmonedha nuk e humbet vlerën ngaqë është pak e grisur. Po ashtu, vlera jote në sytë e Perëndisë nuk bie për shkak të të metave të tua të forta. Ky artikull do të të ndihmojë t’i zbulosh ato.