Evolucioni apo krijimi: Cili është i vërtetë?
Evolucioni apo krijimi: Cili është i vërtetë?
▪ Kur Aspena, një vajzë nga Meksika, ishte 12 vjeçe, mësuesja e biologjisë i kërkoi të shpjegonte para klasës së shtatë pse besonte te krijimi dhe jo tek evolucioni. Aspena u mbrojt mirë, duke shpjeguar se çdo organizëm ka një projektim të përsosur dhe kjo provon se ka një projektues e krijues. Duke e ditur se prindërit e Aspenës janë gjeologë, mësuesja i kërkoi të përgatiste e të paraqiste informacione nëse fosilet mbështetin krijimin.
Të nesërmen, Aspena çoi në klasë disa fosile dhe shpjegoi se fosilet nuk japin prova të ndryshimeve graduale. Gjithashtu shpjegoi se çdo grup fosilesh shfaqet në një epokë të ndryshme gjeologjike, duke mbështetur tregimin e Zanafillës për ditët e krijimit.
I pranishëm ishte edhe drejtori i shkollës që e përgëzoi Aspenën për bindjen e saj dhe për mbrojtjen që i bëri krijimit. Mësuesja e biologjisë u shpreh se krijimi e bën çdo gjë të qartë, kurse evolucioni të lë me shumë dyshime. Atëherë Aspena i dha mësueses, nxënësve të tjerë dhe drejtorit literaturë me prova shkencore që mbështetin krijimin.
A keni pyetur ndonjëherë veten nëse ka dëshmi të forta shkencore që tregojnë ekzistencën e një Krijuesi dhe, nëse po, a ka arsye të besojmë se kujdeset për ne? Ju ftojmë të lexoni librin e mrekullueshëm me 256 faqe, Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet në kupon ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.