Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Këmba e pulëbardhës

Këmba e pulëbardhës

A është projektuar?

Këmba e pulëbardhës

▪Pulëbardha nuk ngrin nga të ftohtët ndonëse rri këmbëzbathur në akull. Si e ruan nxehtësinë e trupit kjo krijesë? Pjesërisht sekreti qëndron tek ata që quhen shkëmbyes nxehtësie me kahe të kundërta.

Shqyrtoni faktet: Një shkëmbyes nxehtësie me kahe të kundërta formohet nga një tub me lëng të ngrohtë i cili kalon pranë një tubi me lëng të ftohtë. Nëse lëngjet rrjedhin në të njëjtin drejtim, përcillet, e shumta, gjysma e nxehtësisë. Por, nëse lëngjet rrjedhin në kahe të kundërta, përcillet gati 100 për qind e nxehtësisë.

Te shkëmbyesit e nxehtësisë në këmbët e pulëbardhës, gjaku ftohet dhe gati sa s’ngrin teksa shkon drejt fundit të këmbëve, por ngrohet sërish kur kthehet. Lidhur me shpendët që rriten në mjedise të ftohta, ornitologu Geri Riçison shkruan: «Parimi i shkëmbimit të nxehtësisë me kahe të kundërta është kaq i efektshëm dhe gjenial, saqë është zbatuar edhe në projektet inxhinierike, për të shmangur humbjet e energjisë.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht sistemi i shkëmbimit të nxehtësisë me kahe të kundërta në këmbët e pulëbardhës? Apo është projektuar? *

[Shënimi]

^ par. 6 Shkëmbyesit e nxehtësisë me kahe të kundërta gjenden edhe te njerëzit, te disa peshq dhe te shumë kafshë të tjera.

[Diagrami dhe figura në faqen 25]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Shkëmbyesit e nxehtësisë në këmbët e pulëbardhës ngrohin gjakun kur kthehet

[Diagrami]

32°C

0-5°C

[Burimi i figurës në faqen 25]

Pulëbardha: © Michael S. Nolan/​age fotostock