«Ia rekomandoj i bindur kujtdo këtë libër»
«Ia rekomandoj i bindur kujtdo këtë libër»
Për cilin libër po fliste shkrimtari i mirënjohur danez Erik Host, fjalët e të cilit janë cituar më sipër?
Njerëzimi në kërkim të Perëndisë
Ai shkroi: «Danimarka ka shumë tabu. Unë do të shkel njërën prej tyre sot. Nuk është comme-il-faut [e përshtatshme] të flasësh mirë për Dëshmitarët e Jehovait, por pikërisht këtë do të bëj tani.
Ka shumë e shumë vjet që një çift, burrë e grua, të veshur mirë, më bëjnë vizitë çdo muaj për të më dhënë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Shumë kohë më parë u kam thënë se nuk kam ndër mend të përfshihem në asnjë fe, por megjithatë revistat që më japin më duken shumë informative dhe interesante, po të lihen mënjanë pjesët ku ka predikim. Kam lexuar mjaft artikuj mahnitës në ato revista dhe sigurisht tirazhi prej [21 milionësh] të detyron të kesh njëfarë respekti.
Para pak ditësh, po ai çift tërheqës më dha falas librin [Njerëzimi në kërkim të Perëndisë]. . . . E lexova librin nga fillimi deri në fund. Kontrollova edhe shumicën e referimeve, dhe po ju them që ka shumë të tilla në libër.
Është historia më e mirë, më e saktë dhe më asnjanëse e fesë që kam lexuar ndonjëherë.
Ia rekomandoj i bindur kujtdo këtë libër. Sigurisht, në libër ka diçka edhe për besimin e Dëshmitarëve të Jehovait, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e këtij libri të shkëlqyer për historinë e fesë.»
Nëse dëshironi të keni një kopje të këtij libri në anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër, ju lutemi plotësoni kuponin e mëposhtëm.
□ Më dërgoni një kopje të librit Njerëzimi në kërkim të Perëndisë.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimet e figurave në faqen 32]
Sipër majtas, një jude: Garo Nalbandian; sipër në mes, murg budist: G. Deichmann, Transglobe Agency, Hamburg