«Dua të di më shumë për Jehovain»
«Dua të di më shumë për Jehovain»
Kështu shkroi Miki 12-vjeçare nga Japonia, e cila sapo kishte përfunduar së studiuari broshurën Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? «Në fillim, kur pashë fjalët ‘jetë e kënaqshme’,—tha ajo në një letër drejtuar botuesve,—mendova se kishte vetëm këshilla se si ta bësh të kënaqshme jetën. Por, pastaj, duke e studiuar broshurën, kuptova se ajo na mëson edhe për madhështinë e Perëndisë. Nga shpjegimi i këndshëm kuptova se sa i fuqishëm e i madh është Perëndia dhe se çfarë duhet të bëj për të pasur një jetë të kënaqshme. Tani që e mbarova së studiuari broshurën, dua të di më shumë për Perëndinë dhe të arrij të kem një jetë të kënaqshme. Ju lutem, pranoni falënderimet e mia nga zemra për këtë broshurë që keni botuar.»
Nëse do të donit të kishit një kopje të broshurës Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?, ju lutemi të plotësoni kuptonin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.