Për të mbajtën zi
Për të mbajtën zi
Më 12 janar të këtij viti, Xhesi Barns, një kryeelektricist, vdiq nga dëmtimet që pësoi kur po punonte në një ndërtesë qeveritare në Uashington, D.C. Ai kishte punuar atje që nga viti 1995. «Të gjithë e donin Xhesin»,—tha një administrator. Një nëpunëse në administratë tha për Xhesin: «Ishte nga ata njerëz që mjafton t’i takosh vetëm një herë dhe të mbeten në kujtesë.» Ajo gjithashtu tha: «Ai kurrë nuk t’i impononte bindjet e veta, por, nëse dëgjonte të tjerët që mallkonin dikë, u thoshte të ndreqnin sjelljen e tyre.»
Xhesi, i cili vdiq në moshën 48-vjeçare, u bë një Dëshmitar i Jehovait më 1993. Të venë e Xhesit, Morinën, e ftuan për vizitë dy zyrtarë të qeverisë dhe ajo i takoi ata më 20 mars. U dha atyre nga një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur dhe videon Dëshmitarët e Jehovait—Organizata pas emrit. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për dhuratat. Njëri prej tyre tha se e vlerësonte shumë vizitën, pasi kohët e fundit kishte humbur babanë, dhe kjo ishte diçka e vështirë për të.
Ndoshta ju ose dikush që njihni do të gjejë ngushëllim kur të lexoni broshurën me 32 faqe Kur të vdes një njeri i dashur. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën që ndodhet në të ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.