Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Ngushëllim për të sëmurët Jam 22 vjeçe dhe kam vuajtur pjesën më të madhe të jetës sime nga një kancer përkeqësues. E çmova serinë e artikujve «Ngushëllim për të sëmurët». (shkurt 2001) Sa ngushëlluese ishte të dija se Jehovai i kupton ndjenjat e zhgënjimit dhe të zemërimit që më pushtojnë! Munda të shihja veten tek Uilliam dhe Roza Mainersi dhe te mënyra me të cilën përballonin gjendjen e tyre. Jehovai di si t’i mbështetë ata që e duan!
A. K.S., Kili
Fikësit e zjarrit Faleminderit për artikullin me titullin: «Zjarr! Çfarë fikësi duhet të përdorni?». (shkurt 2001) Ju lutem na dërgoni 130 kopje të këtij numri kështu që mund t’ua shpërndajmë gjithë punonjësve tanë që t’ua çojnë familjeve të tyre.
D. F., Shtetet e Bashkuara
Faleminderit për punën tuaj të palodhur për këta artikuj. Nuk ka asnjë revistë tjetër 32 faqëshe që të ofrojë një larmi kaq të madhe informacionesh të dobishme. Megjithatë, do të doja të vija në dukje që kur ju e keni fjalën për një fikës «me pluhur të thatë» besoj se nënkuptoni një fikës «me lëndë kimike të thata». Fikësit me pluhur të thatë, të cilët kanë një yll të verdhë me shkronjën D, mund të përdoren vetëm për zjarret e ndezura nga metalet, kurse fikësit me lëndë kimike të thata mund të përdoren për zjarret ABC ose BC.
Xh. H., Shtetet e Bashkuara
Faleminderit për sqarimin. Në disa vende termi «fikës me pluhur të thatë» përfshin ata që njihen në Shtetet e Bashkuara si fikësit me lëndë kimike të thata. Meqenëse «Zgjohuni!» është një revistë ndërkombëtare, është e pashmangshme që herë pas here të dalë ndonjë ndryshim në terminologji.—BOT.
A jam tepër i ri për t’u shoqëruar me seksin tjetër? Më pëlqeu vërtet artikulli «Të rinjtë pyesin . . . Pse prindërit mendojnë që jam tepër i ri për t’u shoqëruar me seksin tjetër?». (shkurt 2001) Jam 17 vjeç dhe arrita në përfundimin që nuk jam ende gati të martohem ose të mbaj një familje. Ky artikull më ndihmoi të mendohem mirë para se të shoqërohem me dikë të seksit tjetër dhe, gjithashtu, të përdor aftësi dalluese kur një ditë të vendos për t’u shoqëruar me seksin tjetër dhe për t’u martuar.
A.M.H., Shtetet e Bashkuara
Duke qenë se jam vetëm 15 vjeçe, presionet që kam në shkollë të mesme për t’u shoqëruar me ndonjë të seksit tjetër mund të jenë shkurajuese. Është inkurajuese të di se kam mbështetje nga Bibla dhe nga të bashkëkrishterët. Kjo më ndihmon të mbaj një qëndrim të palëkundur!
L. M., Kanada
Mund ta kuptoja gjendjen e dy të rinjve në fotografi që ishin duke folur në telefon, sepse drejt asaj isha duke shkuar edhe vetë. Më duhej të ndërprisja shoqërimin me dikë, sepse e di që nuk jam gati për t’u shoqëruar me seksin tjetër. Artikuj si ky më nxitin t’i përmbahem vendimit tim për të pritur.
M.R.K., Shtetet e Bashkuara
Jam 14 vjeçe. Ky artikull më ndihmoi të kuptoj sa e rrezikshme është në moshën time të shoqërohesh me dikë të seksit tjetër, meqenëse nuk jam vërtet gati për martesë. Artikulli më ndihmoi të kuptoj nevojën për të punuar që tani për marrëdhënien time me Jehovain, në vend që të ndjek një lidhje romantike.
A. P., Kanada
Duket sikur ky artikull ishte shkruar tamam për mua. Mendoja se prindërit ishin tepër të rreptë dhe nuk i kuptonin ndjenjat e mia. Tani e kuptoj që ata po bëjnë gjithçka është e mundur për të më ndihmuar dhe për të më mbrojtur. Mezi pres të lexoj artikujt e ardhshëm në rubrikën «Të rinjtë pyesin . . . ».
H. E., Rumani