A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 19. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)
1. Çfarë shprehje përdorte shpesh Jezui, për të ngulitur te dëgjuesit faktin që pohimet e tij ishin të sakta? (Mateu 5:18)
2. Për cilët u tha: «Më i vogli ishte baraz me njëqind dhe më i madhi me një mijë»? (1. Kronikave 12:8-14, BR)
3. Emri i kujt shoqërohet zakonisht me emrat e luftëtarëve trima të Davidit, që quheshin Joab, Abisha dhe Asahel? (2. Samuelit 2:18)
4. Edhe pse një njeri mund të jetë objekt urrejtjeje për shkak të emrit të Jezuit, çfarë tha Jezui se duhet të bëjë ai njeri për të shpëtuar? (Marku 13:13)
5. Sa djem, të cilët mbetën të gjithë të vrarë si pasojë e armiqësisë së tij kundër judenjve, kishte Hamani? (Estera 9:10)
6. Ç’lloj krijese frymore ishte ajo që preku buzët e Isaisë me një thëngjill, në mënyrë që Isaia të mund të përmbushte caktimin e tij profetik? (Isaia 6:6)
7. Kush qe «administratori» i Herodit, gruaja e të cilit, Joana, i shërbente Jezuit? (Luka 8:3)
8. Cilën pozitë me përgjegjësi inkurajoi Pavli që të synonin burrat në kongregacion? (1. Timoteut 3:1, BR)
9. Cilët ishin emrat e katër lumenjve që ishin degëzime të ‘lumit që dilte nga Edeni’? (Zanafilla 2:10-14)
10. Pavli theksoi se pak maja ishte në gjendje të bënte çfarë? (Galatasve 5:9)
11. Si quheshin tre bijtë e Noes, prej të cilëve erdhi «popullsia e gjithë tokës»? (Zanafilla 9:18, 19, BR)
12. Kush ishte babai i profetit Samuel? (1. Samuelit 1:19, 20)
13. Rrotull cilit qytet strategjik me pamje nga lugina e Jizreelit u bënë mjaft beteja vendimtare? (Gjyqtarët 5:19)
14. Të kursyer si rezultat i dredhisë së tyre, gabaonitët u caktuan të kryenin cilat detyra? (Jozueu 9:27)
15. Si u quajtën 12 dishepujt që Jezui i zgjodhi personalisht? (Mateu 10:2)
16. Me cilët tituj, që i përkitnin vetëm atij, u tha Jezui dishepujve të vet që të mos quheshin? (Mateu 23:8, 10)
17. Në cilin vend e shkroi Pavli librin e Hebrenjve? (Hebrenjve 13:24)
18. Çfarë shprehje përdori Jobi për të thënë se po i shpëtonte vdekjes për një fije? (Jobi 19:20)
19. Në kohët e lashta, në ç’vend bëhej ndarja e kokrrave të drithit nga kalliri dhe kashta? (Rutha 3:3)
20. Për ç’arsye e urrenin vëllezërit Jozefin? (Zanafilla 37:3-11)
Përgjigjet e pyetësorit
1. «Në të vërtetë ju them»
2. Për burrat e fuqishëm, të shpejtë e guximtarë të fisit të Gadit, që u bashkuan me Davidin në shkretëtirë në kohën kur ai ishte ende i izoluar për shkak të mbretit Saul
3. I mamasë së tyre, Tserujahut
4. Të ngulmojë deri në fund
5. Dhjetë
6. Një serafin
7. Kuza
8. «Pozitën si mbikëqyrës»
9. Pishon, Gihon, Tigër dhe Eufrat
10. Ta bënte të vinte gjithë brumin
11. Sem, Kam dhe Jafet
12. Elkanahu
13. Megidos
14. Ata u bënë ‘druvarë dhe bartës të ujit për gjithë asamblenë dhe për altarin e Zotit’
15. Apostuj
16. Rabbi dhe Udhëheqës
17. Në Itali
18. «Nuk më ka mbetur veçse lëkura e dhëmbëve»
19. Në lëmë
20. Ngaqë i ati e donte më shumë dhe për shkak të ëndrrave që shikonte