KËNGA 54
«Kjo është udha»
-
1. Ka veç një udh’
që paqe sjell në zemrën ton’.
Nga koh’ e largët ndrin
e do të ndrij’ gjithmon’.
Na e mësoi Krishti
me shum’ mirësi.
Skalitur fort në Shkrime
ësht’ për çdo njeri.
(REFRENI)
Ka veç një udh’ me paqe të vërtet’.
‘Marsho në të!’—një zë nga pas thërret.
Po, ec përpara me plot besim,
ec në k’të udh’ drejt jetës pa mbarim!
-
2. Ka veç një udh’
që zemrën mbush me dashuri.
K’të udh’ drejt Atit ton’,
e gjejm’ me lehtësi.
Sa dashuri e zjarrt’
nga Ati yn’ buron!
Na ngroh pa mas’ në shpirt
—refren i jetës son’!
(REFRENI)
Ka veç një udh’ me paqe të vërtet’.
‘Marsho në të!’—një zë nga pas thërret.
Po, ec përpara me plot besim,
ec në k’të udh’ drejt jetës pa mbarim!
-
3. Ka veç një udh’,
që zemra jon’ të rrah’ përjet’.
Vet’ Jehovai thot’:
‘Një tjetër s’mund të ket’.’
Sa paqe sjell kjo udh’
në shpirt, sa dashuri!
Të çon në jet’ pa fund,
në jet’ plot lumturi.
(REFRENI)
Ka veç një udh’ me paqe të vërtet’.
‘Marsho në të!’—një zë nga pas thërret.
Po, ec përpara me plot besim,
ec në k’të udh’ drejt jetës pa mbarim!
(Shih edhe Psal. 32:8; 139:24; Prov. 6:23.)