KËNGA 34
Do të jetoj me integritet!
-
1. O Jehova, të lutem më shqyrto,
lexoma zemrën At’, kush jam vërtet shiko!
Më rafino çdo skut’ të shpirtit tim,
integritetin shih, o Perëndia im!
(REFRENI)
Të jem besnik, të kem integritet,
ky ësht’ zotimi im, synimi im përjet’!
-
2. Me kë gënjen, un’ kurr’ nuk do të rri,
të ligun që mashtron, e shoh me neveri!
Ndaj të kërkoj, o At’, me përgjërim,
të ligjt’ kur t’i gjykosh, kurseje shpirtin tim!
(REFRENI)
Të jem besnik, të kem integritet,
ky ësht’ zotimi im, synimi im përjet’!
-
3. Altari yt ësht’ vendi i lavdis’,
shtëpia jote At’, kuror’ e bukuris’!
Për ty këndoj e zëri im jehon,
mir’njohje e pafund nga zemra më buron!
(REFRENI)
Të jem besnik, të kem integritet,
ky ësht’ zotimi im, synimi im përjet’!
(Shih edhe Psal. 25:2.)