Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 20

Dhe Birin tënd të shtrenjtë

Dhe Birin tënd të shtrenjtë

(1 Gjonit 4:9)

  1. 1. Krijues i dashur,

    larg teje s’kishim shpres’,

    por Krishti, i shtrenjti,

    erdhi si shpërbles’.

    Kjo jetës i dha drit’,

    me shpres’ jetojm’ tani,

    për ty rreh zemra jon’

    e të këndon lavdi.

    (REFRENI)

    Dhurove Birin tënd,

    o At’, me dashuri!

    Vërshon kjo këng’ nga zemra,

    e do t’jehoj’ në përjet’si.

  2. 2. I mir’ je, mëshirplot’,

    të ndiejm’, o At’, shum’ pran’.

    E çmojm’ shum’, e duam

    emrin që ti mban.

    E zemrën na prek thell’

    dhurata shum’ e shtrenjt’,

    shpërblesa që na dhe,

    o Ati yn’ i shenjt’!

    (REFRENI)

    Dhurove Birin tënd,

    o At’, me dashuri!

    Vërshon kjo këng’ nga zemra,

    e do t’jehoj’ në përjet’si.

    (MBYLLJA)

    Mir’njohës të jemi, o Ati yn’ i shenjt’,

    e zemra gufon fort që dhe Birin tënd të shtrenjt’.

(Shih edhe Gjoni 3:16; 15:13.)