Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 146

Po bën çdo gjë të re

Po bën çdo gjë të re

(Zbulesa 21:1-5)

  1. 1. Nga ‘shenjat e koh’ve’ një lajm po ushton:

    «Në qiell Jezu Krishti po mbretëron.»

    Dhe Djalli u mposht, qielli ka gëzim,

    lirin’ toka jon’ pret me padurim.

    (REFRENI)

    Mes nesh i Larti po banon,

    ësht’ mbrojtja, siguria jon’.

    Ka hapur dorën pa kursim për ne,

    premtoi, dhe po bën çdo gjë të re.

    Vajtimi, brenga s’do të kthehen më,

    u fshin’ lotët përgjithnjë!

  2. 2. Qyteti i shenjt’ nga Sovrani po zbret,

    si nuse për Qengjin, e patëmet’;

    stolisur e bukur për Zotërin’,

    mbi të Jehovai si dielli ndrin.

    (REFRENI)

    Mes nesh i Larti po banon,

    ësht’ mbrojtja, siguria jon’.

    Ka hapur dorën pa kursim për ne,

    premtoi, dhe po bën çdo gjë të re.

    Vajtimi, brenga s’do të kthehen më,

    u fshin’ lotët përgjithnjë!

  3. 3. Qyteti i madh do të jet’ i begat’,

    me dyer të hapura dit’ e nat’.

    Prej tij do të ndrij’ drit’ e dashuris’,

    për udhën e miqve të Perëndis’.

    (REFRENI)

    Mes nesh i Larti po banon,

    ësht’ mbrojtja, siguria jon’.

    Ka hapur dorën pa kursim për ne,

    premtoi, dhe po bën çdo gjë të re.

    Vajtimi, brenga s’do të kthehen më,

    u fshin’ lotët përgjithnjë!