KËNGA 142
Spirancë është shpresa jonë!
-
1. Terr dhe trishtim, histori e njerëzimit!
Mund e rropatje, fundosje në dështim.
Dhembje, lëngim në vargonjt’ e mëkatit . . .
Kush mund t’i sjell’ botës vall’ shpëtim?
(REFRENI)
Ngrem’ kokën lart dhe shikojm’ Mbretërin’;
po vjen me të shpejt’ të shfaros’ ligësin’.
Krishti Jezu drejt fitores po shkon.
Mes dallg’ve të egra, spiranc’ shpresa jon’!
-
2. «Mjaft! Deri kur?»—po thërrasin zemërbutët.
Thot’ Jehovai: «Po vij, të sjell shpëtim!»
Bota e re ësht’ në prag, nuk vonohet,
ndaj rri në pritje, trego durim!
(REFRENI)
Ngrem’ kokën lart dhe shikojm’ Mbretërin’;
po vjen me të shpejt’ të shfaros’ ligësin’.
Krishti Jezu drejt fitores po shkon.
Mes dallg’ve të egra, spiranc’ shpresa jon’!
(Shih edhe Psal. 27:14; Ekl. 1:14; Joe. 2:1; Hab. 1:2, 3; Rom. 8:22.)