Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 126

Rri syçelë, i fuqishëm, i patundur

Rri syçelë, i fuqishëm, i patundur

(1 Korintasve 16:13)

  1. 1. Rri syçel’, qëndro fuqishëm,

    i patundur në besim!

    Sulu para drejt fitores,

    pa u sprapsur, me guxim.

    Bindju Krishtit, komandantit ton’,

    mos iu tremb armiqve, mos ki frik’.

    (REFRENI)

    Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,

    gjer në fund qëndro besnik!

  2. 2. Rri syçel’, ji vigjilues

    e nënshtrohu pa ngurrim.

    Mbaj në mend kë merr drejtimin,

    e për ta ki vlerësim.

    Bindju pleqve, skllavit me dëshir’,

    gjith’ merak të mbrojn’ nga çdo rrezik.

    (REFRENI)

    Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,

    gjer në fund qëndro besnik!

  3. 3. Rri syçel’, përhape lajmin,

    krah për krah me v’llazërin’.

    Mos iu druaj kundërshtar’ve,

    prediko me gjith’ fuqin’!

    Zëri yn’ jehon në tokën mbar’:

    «Do të marr’ shpejt fund kjo bot’ e lig’.»

    (REFRENI)

    Rri syçel’, qëndro i fuqishëm,

    gjer në fund qëndro besnik!