KËNGA 10
Të lëvdojmë, Jehova!
-
1. Jehova, zërat ngrem’ për ty,
emrin tënd lëvdon kënga jon’!
«Po afron më e madhja dit’!»
—gjithandej kushtrimi yn’ gjëmon.
Dëgjo ti o tok’, mbaj vesh o njeri,
sot në qiell qeveris një Mbret!
Po vjen me të shpejt’ të zhduk’ ligësin’,
e bekime të sjell’ përjet’!
(REFRENI)
Jehova, je plot madhështi!
Zemra jon’ me këng’ të thur lavdi!
-
2. Po ushton kënga jon’ më fort,
Jehova, lartojm’ emrin tënd!
Me gëzim e mir’njohje plot,
zëri yn’ dëgjohet anekënd.
Ti je pa rival e ngrihesh Sovran,
por i but’ e i mir’ me ne.
Na do e na mbron kur kemi nevoj’,
i mëshirshëm, i dhembshur je.
(REFRENI)
Jehova, je plot madhështi!
Zemra jon’ me këng’ të thur lavdi!
(Shih edhe Psal. 89:27; 105:1; Jer. 33:11.)