Kënga 48
Të ecim çdo ditë me Jehovain
1. Dor’ për dor’ me Jehovain,
çdo dit’ ecim plot me modesti.
Dashamirësi të madhe i tregon
kujt shfaq besnikëri.
Perëndia ësht’ kujdesur,
e prej dore vet’ na mban.
Të kushtuar ndaj tij jemi,
për krah Jah le të marrim an’.
2. Kur të vij’ dit’ e gjykimit,
ky sistem shum’ shpejt do të mbaroj’.
Po kalojm’ shum’ kundërshtime,
edhe frika mund të na pushtoj’.
Por na mbron fort Jehovai,
ndaj shum’ afër tij qëndrojm’.
Përgjithnjë ne i shërbefshim,
dhe besnik përher’ të vazhdojm’.
3. Ndihmën Jah na siguroi,
vjen nga Bibla dhe e shenjta frym’.
Vjen dhe nga kongregacioni
e nga lutjet që vet’ Jah dëgjon.
Tek e ndjekim Jehovain,
na mëson mir’ drejtësin’.
Që të duam mirëdashjen,
dhe të ecim me modesti.
(Shih edhe Zan. 5:24; 6:9; 1 Mbret. 2:3, 4.)