Kënga 38
Hidhja barrën Jehovait
1. Vërja veshin lutjes sime,
të të gjej, o Jah, lejo.
Që nga frika të mos mpakem,
lutjen time, At’ dëgjo.
(REFRENI)
Hidhja barrën Jehovait,
vet’ ai ty të mbështet.
Të lëkundesh nuk lejon kurr’.
Jah, kalaja e vërtet’!
2. Si pëllumbi krah’ të kisha,
prej rrezikut të shpëtoj.
Nga kush më lëndon të rri larg,
që i mbrojtur të jetoj.
(REFRENI)
Hidhja barrën Jehovait,
vet’ ai ty të mbështet.
Të lëkundesh nuk lejon kurr’.
Jah, kalaja e vërtet’!
3. Jehova, të përgjërohem,
mbrojtjen tënde dëshiroj.
Më jep paqe kur sprovohem,
më jep forc’ që të duroj.
(REFRENI)
Hidhja barrën Jehovait,
vet’ ai ty të mbështet.
Të lëkundesh nuk lejon kurr’.
Jah, kalaja e vërtet’!
(Shih edhe Psal. 22:5; 31:1-24.)