Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Adhurimi

Adhurimi

Cili është i vetmi që duhet të adhurojmë?

Eks 34:14; Lp 5:8-10; Is 42:8

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 4:8-10—Satanai i tha Jezuit se do t’i jepte të gjitha mbretëritë e botës, nëse do ta adhuronte një herë; Jezui e refuzoi ofertën, i vendosur që të adhuronte vetëm Jehovain

    • Zb 19:9, 10—Një engjëll i fuqishëm nuk pranoi që apostulli Gjon ta adhuronte

Si dëshiron Jehovai që ta adhurojmë?

Gjo 4:24; Jk 1:26, 27

  • Shembuj nga Bibla:

    • Is 1:10-17—Jehovai e përçmon dhe e flak tej adhurimin hipokrit të njerëzve që nuk duan të jetojnë sipas standardeve të tij

    • Mt 15:1-11—Jezui tregoi se Jehovai nuk e pranon atë lloj adhurimi që vendos urdhërimet e njerëzve mbi ligjet e Perëndisë

Me cilët duhet ta adhurojmë Jehovain kurdo që është e mundur?

He 10:24, 25

Shih edhe Ps 133:1-3

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 2:40-42—Të krishterët e shekullit të parë mblidheshin bashkë për t’u lutur, për të kaluar kohë e për të studiuar mësimet e frymëzuara nga fryma e shenjtë

    • 1Ko 14:26-40—Apostulli Pavël udhëzoi që mbledhjet e kongregacionit të mbaheshin me rregull dhe të ishin inkurajuese, kështu të gjithë do të mësonin e do të kuptonin

Si të sigurohemi që adhurimi ynë është i pranueshëm për Jehovain?

Mt 7:21-24; 1Gjo 2:17; 5:3

  • Shembuj nga Bibla:

    • He 11:6—Apostulli Pavël shpjegoi se besimi është thelbësor nëse duam që adhurimi ynë të jetë i pranueshëm për Jehovain

    • Jk 2:14-17, 24-26—Jakovi, gjysmëvëllai i Jezuit, shpjegoi se besimi ynë duhet të shoqërohet me vepra; besimi i vërtetë na shtyn të veprojmë