KAPITULLI 34
Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?
TI NDOSHTA e di që njerëzit sot plaken, sëmuren dhe vdesin. Madje edhe disa fëmijë vdesin. A duhet të kesh frikë nga vdekja ose nga njerëzit që kanë vdekur? . . . A e di çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin? . . .
Sot nuk ka asnjë njeri që të ketë vdekur e të jetë kthyer prapë në jetë që të na tregojë për këtë gjë. Por, kur ishte në tokë Jezui, Mësuesi i Madh, kishte një njeri të tillë. Duke lexuar për këtë njeri, mund të mësojmë se çfarë ndodh me ata që vdesin. Ky njeri ishte shok i Jezuit dhe jetonte në Betani, një fshat i vogël jo larg Jerusalemit. E quanin Lazar dhe kishte dy motra, Martën dhe Marinë. Le të shohim se çfarë ndodhi, siç tregohet në Bibël.
Një ditë Lazari sëmuret rëndë. Mirëpo Jezui është larg nga aty. Prandaj Marta dhe Maria dërgojnë dikë që t’i thotë Jezuit se vëllai i tyre, Lazari, është sëmurë. Ato veprojnë kështu sepse e dinë që Jezui mund të vijë e ta shërojë vëllanë e tyre. Jezui nuk është mjek, por ka fuqi nga Perëndia, kështu që mund të shërojë çdo lloj sëmundjeje.
Megjithatë, Lazari sëmuret kaq shumë sa vdes para se Jezui të shkojë ta takojë. Por Jezui u thotë dishepujve të tij se Lazari po fle dhe Ai do të shkojë ta zgjojë. Dishepujt nuk e kuptojnë se çfarë po thotë Jezui, prandaj ai u thotë hapur: «Lazari ka vdekur.» Çfarë tregon kjo për vdekjen? . . . Po, tregon që vdekja është si një gjumë i thellë. Është një gjumë kaq i thellë, saqë njeriu nuk shikon as ëndrra.
Tani Jezui vjen për të takuar Martën dhe Marinë. Tashmë aty kanë ardhur shumë miq të familjes. Kanë ardhur që të ngushëllojnë dy motrat, ngaqë u ka vdekur vëllai. Kur Marta merr vesh se po vjen Jezui, del që ta takojë. Pas pak edhe Maria del për të takuar Jezuin. Ajo është shumë e trishtuar dhe po qan, ndërsa i bie ndër këmbë Jezuit. Edhe të tjerët që kanë dalë pas Marisë po qajnë.
Mësuesi i Madh pyet ku e kanë vënë Lazarin. Atëherë njerëzit e çojnë Jezuin te shpella ku është varrosur Lazari. Kur sheh gjithë ata njerëz që qajnë, edhe Jezui nis të qajë. Ai e di sa shumë dhembje ndien kur të vdes një njeri i dashur.
Te gryka e shpellës kanë vendosur një gur, prandaj Jezui thotë: «Hiqeni gurin.» A duhet ta heqin gurin? . . . Marta mendon se kjo nuk është ide e mirë. Ajo thotë: «Zotëri, tanimë duhet të mbajë erë, se ka katër ditë.»
Por Jezui i thotë asaj: «A nuk të thashë se po të besoje, do të shikoje lavdinë e Perëndisë?» Jezui po thotë se Marta do të shohë diçka që do t’i sjellë nderim Perëndisë. Çfarë do të bëjë Jezui? Kur hiqet guri, Jezui i lutet Jehovait me zë të lartë. Pastaj thërret: «Lazar, eja jashtë!» A do të dilte Lazari? A mund të dilte? . . .
Ti a mund ta zgjosh dikë që po fle? . . . Po, në qoftë se i thërret me zë të lartë, ai do të zgjohet. Por, a mund ta zgjosh ti dikë që është në gjumin e vdekjes? . . . Jo. Sado që të thërrasësh, i vdekuri nuk do të dëgjojë. As unë, as ti dhe asnjë njeri tjetër që është këtu në tokë sot nuk mund të bëjë asgjë për të zgjuar të vdekurit.
Por Jezui është ndryshe. Atij i ka dhënë Perëndia fuqi të veçantë. Prandaj, kur Jezui e thërret Lazarin, ndodh një gjë mahnitëse. Edhe pse ka katër ditë i vdekur, ai del nga shpella! Lazari kthehet
Tani mendo pak për këtë: çfarë ndodhi me Lazarin kur vdiq? Mos ndoshta ndonjë pjesë e tij, ndonjë shpirt ose frymë, e la trupin dhe shkoi të jetojë në ndonjë vend tjetër? A shkoi në parajsë shpirti i Lazarit? A ishte ai gjallë për katër ditë atje lart me Perëndinë dhe me engjëjt e mirë? . . .
Jo, nuk ishte. Mos harro se Jezui tha që Lazari po flinte. Çfarë ndodh kur ti fle? Kur po bën gjumë të thellë, ti nuk e kupton se çfarë bëhet përreth teje, apo jo? . . . Pastaj, kur zgjohesh, nuk e di se sa kohë ke fjetur, po nuk pe orën.
Është po njësoj me njerëzit e vdekur. Ata nuk dinë asgjë. Nuk ndiejnë asgjë. Dhe nuk mund të bëjnë asgjë. Kështu ndodhi edhe me Lazarin kur ishte i vdekur. Vdekja është si një gjumë i
Mendo edhe për këtë: sikur Lazari të kishte qenë në qiell ato katër ditë, a nuk do të thoshte ndonjë gjë për këtë? . . . E po të kishte qenë në qiell, a do ta kishte detyruar Jezui që të linte atë vend të mrekullueshëm e të vinte prapë në tokë? . . . Sigurisht që jo!
Megjithatë shumë njerëz thonë se ne kemi një shpirt dhe thonë se shpirti jeton edhe pasi vdes trupi. Ata thonë se shpirti i Lazarit ishte i gjallë dhe jetonte diku. Por Bibla nuk thotë kështu. Ajo thotë se Perëndia e bëri njeriun e parë, Adamin, «një shpirt të gjallë». Adami ishte një shpirt. Bibla thotë edhe se kur mëkatoi, Adami vdiq. Ai u bë «një shpirt i vdekur» dhe u kthye në pluhur, nga i cili edhe ishte krijuar. Bibla, po ashtu, thotë se të gjithë pasardhësit e Adamit trashëguan mëkatin dhe vdekjen.
Pra, është e qartë se ne nuk kemi një shpirt të ndarë nga trupi ynë. Secili prej nesh është një shpirt. Meqë njerëzit kanë trashëguar
Disa njerëz kanë frikë nga të vdekurit. Nuk kalojnë afër varrezave, sepse mendojnë që të vdekurit kanë një shpirt të ndarë nga trupi dhe mund t’u bëjnë keq të gjallëve. Por, një njeri i vdekur a mund t’i bëjë keq dikujt që është gjallë? . . . Jo, nuk mundet.
Disa njerëz madje besojnë se të vdekurit mund të kthehen prapë si frymëra e të vizitojnë të gjallët. Prandaj, këta njerëz lënë përjashta ushqim për të vdekurit. Por njerëzit që veprojnë kështu nuk e besojnë vërtet atë që thotë Perëndia për të vdekurit. Në qoftë se e besojmë atë që thotë Perëndia, nuk do të kemi frikë nga të vdekurit. E po t’i jemi vërtet mirënjohës Perëndisë për jetën, do ta tregojmë këtë duke bërë gjëra që Perëndia i miraton.
Por, ti mund të pyesësh: ‘Po fëmijët që kanë vdekur, a do t’i kthejë prapë në jetë Perëndia? A dëshiron ai vërtet ta bëjë këtë?’ Në pjesën tjetër do të flasim për këtë.
Le të lexojmë përsëri në Bibël për gjendjen e të vdekurve, te Psalmi 115:17; 146: