Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 15

Fol me bindje

Fol me bindje

1 Selanikasve 1:5

PËRMBLEDHJE: Trego se ke besim të patundur se ajo që po thua është e vërtetë dhe e rëndësishme.

SI TA ARRISH:

  • Përgatitu me themel. Studioje materialin derisa ta kuptosh si ndihmojnë argumentet nga Shkrimet që të arrihet një përfundim logjik. Përpiqu t’i shprehësh pikat kryesore të pjesës që do të bësh me pak fjalë të thjeshta. Përqendrohu te vlera që ka informacioni për dëgjuesit. Lutu për frymën e shenjtë.

  • Përdor fjalë që transmetojnë bindje. Në vend që t’i lexosh fjalët direkt nga materiali i botuar, fol me fjalët e tua. Përdor një gjuhë që tregon se je i bindur për atë që po thua.

  • Shprehu me vendosmëri dhe sinqeritet. Fol me volum të mjaftueshëm. Shihi dëgjuesit në sy, nëse kjo nuk konsiderohet ofenduese.