MËSIMI 45
Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?
Jezui tha se dishepujt e tij ‘nuk duhet të jenë pjesë e kësaj bote’. (Gjoni 15:19) Kjo përfshin të qëndrojmë asnjanës, pra të mos mbajmë anën e askujt në politikë e në luftëra. Por, të bësh këtë nuk është gjithnjë e lehtë, e madje shumë veta na tallin. Si mund të jemi asnjanës dhe t’i qëndrojmë besnikë Perëndisë Jehova?
1. Ç’pikëpamje kanë të krishterët e vërtetë për qeveritë e krijuara nga njerëzit?
Të krishterët tregojnë respekt për qeveritë. Ne bëjmë ashtu siç tha Jezui dhe ‘i paguajmë Cezarit gjërat e Cezarit’—pra u bindemi ligjeve të shtetit, si për shembull ligjeve për pagimin e taksave. (Marku 12:17) Bibla mëson se qeveritë e krijuara nga njerëzit sundojnë vetëm ngaqë Jehovai i ka lejuar. (Romakëve 13:1) Pra, e kuptojmë se autoriteti që kanë këto qeveri, është relativ ose i kufizuar. I mbajmë sytë vetëm te Perëndia e te Mbretëria e tij në qiell për zgjidhjen e problemeve të njerëzimit.
2. Si mund të tregojmë se jemi asnjanës?
Ashtu si Jezui, nuk përfshihemi në politikë. Kur njerëzit panë se Jezui bëri një mrekulli, u përpoqën ta bënin mbret në tokë. Por ai nuk pranoi. (Gjoni 6:15) Pse? Sepse, siç tha më vonë, ‘Mbretëria e tij nuk është pjesë e kësaj bote’. (Gjoni 18:36) Si dishepuj të Jezuit, tregojmë se jemi asnjanës në shumë mënyra. Për shembull, nuk shkojmë në luftë. (Lexo Mikenë 4:3.) Edhe pse tregojmë respekt për simbolet kombëtare—si për shembull, flamurin—nuk u japim nderimin që i takon Perëndisë. (1 Gjonit 5:21) Gjithashtu nuk përkrahim asnjë kandidat ose parti politike, dhe as nuk u kundërvihemi atyre. Këto janë vetëm disa nga mënyrat si tregojmë se i qëndrojmë besnikë në çdo gjë qeverisë së Perëndisë—pra Mbretërisë së tij.
SHQYRTO MË TEJ
Shqyrto situata që mund të na vënë në provë asnjanësinë dhe shiko si mund të marrësh vendime që i pëlqejnë Jehovait.
3. Të krishterët e vërtetë janë asnjanës
Jezui dhe dishepujt e tij na kanë lënë një shembull për këtë. Lexoni Romakëve 13:1, 5-7 dhe 1 Pjetrit 2:13, 14. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.
-
Pse duhet t’i respektojmë autoritetet qeveritare?
-
Si e tregojmë se u nënshtrohemi atyre?
Gjatë ndonjë lufte, edhe pse disa kombe pretendojnë se janë asnjanëse, faktikisht u japin ndihmë të dyja palëve. Atëherë, çfarë do të thotë të jesh vërtet asnjanës? Lexoni Gjonin 17:16. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjen që vijon.
-
Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?
Po nëse autoritetet qeveritare të kërkojnë të bësh diçka që bie ndesh me ligjet e Perëndisë? Lexoni Veprat 5:28, 29. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.
-
Kur ligjet e njerëzve bien ndesh me ligjet e Perëndisë, kujt duhet t’u bindemi?
-
A të vjen ndër mend ndonjë situatë në të cilën të krishterët nuk duhet t’u binden autoriteteve qeveritare?
4. Trego se je asnjanës me mënyrën si mendon dhe vepron
Lexoni 1 Gjonit 5:21. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.
-
Sipas asaj që pe në video, pse Ajenge nuk pranoi të bëhej anëtar i partisë politike dhe as të merrte pjesë në ceremoni nacionaliste, si nderimi i flamurit?
-
A mendon se vendimi i tij ishte i mençur?
Cilat situata të tjera mund të na vënë në provë asnjanësinë? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
-
Si mund të qëndrojmë asnjanës kur bëhet fjalë për evente sportive ndërkombëtare?
-
Si mund të qëndrojmë asnjanës edhe kur vendimet e politikanëve ndikojnë drejtpërdrejt te ne?
-
Çfarë ndikimi mund të kenë te asnjanësia jonë mediat ose njerëzit me të cilët shoqërohemi?
DIKUSH MUND TË PYESË: «Pse ju nuk nderoni flamurin dhe as nuk këndoni himnin?»
-
Si do të përgjigjeshe?
PËRMBLEDHJE
Të krishterët bëjnë çmos të jenë asnjanës në çështjet politike me mënyrën si mendojnë, flasin dhe veprojnë.
Si do të përgjigjeshe?
-
Çfarë detyrimesh kemi ndaj shtetit?
-
Pse qëndrojmë asnjanës në çështjet politike?
-
Cilat situata mund të na vënë në provë asnjanësinë?
EKSPLORO
Çfarë sakrificash mund të na duhet të bëjmë që të mbetemi asnjanës?
Si mund të përgatiten familjet që t’u bëjnë ballë sprovave të asnjanësisë?
Pse mbrojtja e atdheut nuk është nderi më i madh që mund të ketë dikush?
Shqyrto si të mos jesh pjesë e kësaj bote, kur merr vendime në lidhje me punën.
«Secili do të mbajë ngarkesën e vet» (Kulla e Rojës, 15 mars 2006)