Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 25

Çfarë qëllimi ka Perëndia për ne?

Çfarë qëllimi ka Perëndia për ne?

Në mënyrë realiste, Bibla thotë se ne njerëzit jemi ‘jetëshkurtër dhe të mbytur me halle’. (Jobi 14:1) Por, a donte këtë Perëndia për ne? Nëse jo, atëherë çfarë qëllimi ka për ne? A do të realizohet ndonjëherë? Shqyrto përgjigjet zemërdhënëse që përmban Bibla.

1. Ç’lloj jete do Jehovai për ne?

Jehovai do më të mirën për ne. Kur krijoi çiftin e parë, Adamin dhe Evën, Ai i vendosi në një parajsë të bukur, në kopshtin e Edenit. «Më pas Perëndia i bekoi dhe u tha: ‘Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën e zotërojeni.’» (Zanafilla 1:28) Pra, Jehovai donte që ata të kishin fëmijë, ta kthenin gjithë tokën në parajsë dhe të kujdeseshin për kafshët. Qëllimi i tij ishte që gjithë njerëzit të kishin shëndet të përsosur dhe të jetonin përgjithmonë.

Edhe pse gjërat rrodhën ndryshe, a qëllimi i Perëndisë nuk ka ndryshuar. (Isaia 46:10, 11) Ai akoma do që njerëzit e bindur të jetojnë në kushte të përsosura.—Lexo Zbulesën 21:3, 4.

2. Si mund të kemi një jetë plot kuptim që tani?

Jehovai na ka krijuar në mënyrë që brenda nesh të ndjejmë nevojën për ta njohur dhe për ta adhuruar. (Lexo Mateun 5:3-6.) Ai do që të jemi miq të ngushtë me të, ‘të ecim në tërë udhët e tij, ta duam’ dhe t’i shërbejmë «me gjithë zemër». (Ligji i përtërirë 10:12; Psalmi 25:14) Po të veprojmë kështu, mund të jemi vërtet të lumtur edhe nëse kemi probleme. Kur adhurojmë Jehovain, jeta jonë merr kuptim sepse po jetojmë në mënyrën që i pëlqen atij.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso sa shumë dashuri tregoi Jehovai kur përgatiti tokën për ne dhe çfarë na zbulon Fjala e tij për qëllimin e jetës.

3. Jehovai gjithmonë ka dashur një jetë fantastike për njerëzit

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen vijuese.

  • Pse e krijoi Perëndia planetin tonë të bukur?

Lexoni Eklisiastiun 3:11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas këtij shkrimi, çfarë qëllimi ka Jehovai për ne?

4. Qëllimi i Jehovait nuk ka ndryshuar

Lexoni Psalmin 37:11, 29 dhe Isainë 55:11 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Nga e dimë se qëllimi i Jehovait për ne nuk ka ndryshuar?

5. Kur adhurojmë Jehovain, jeta jonë merr kuptim

Kur dimë qëllimin e jetës, mund të jemi vërtet të lumtur. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen vijuese.

  • Si nxori dobi Terumi kur mësoi qëllimin e jetës?

Lexoni Eklisiastiun 12:13 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si të tregojmë se i jemi mirënjohës Jehovait për gjithçka që ka bërë për ne?

DIKUSH MUND TË PYESË: «Ç’kuptim ka kjo jetë?»

  • Çfarë do t’i thoshe?

PËRMBLEDHJE

Jehovai do që ne të jetojmë përgjithmonë në kushte të përsosura këtu në tokë. Kur e adhurojmë me gjithë zemër, jeta jonë merr kuptim të vërtetë që tani.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë qëllimi kishte Jehovai për Adamin dhe Evën?

  • Nga e dimë se qëllimi i Perëndisë për njerëzit nuk ka ndryshuar?

  • Si mund t’i japësh kuptim të vërtetë jetës sate?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto prova që tregojnë se kopshti i Edenit ka ekzistuar vërtet.

«Kopshti i Edenit: Mit apo fakt?» (Kulla e Rojës, 1 janar 2011)

Shiko pse mund të jemi të sigurt që toka do të ekzistojë përgjithmonë.

«A do të shkatërrohet toka?» (Artikull në jw.org)

Shiko se si mund të të ndihmojë Bibla t’i japësh kuptim jetës.

«Cili është kuptimi i jetës?» (Artikull në jw.org)

Shiko si një burrë, i cili mendonte se kishte gjithçka, gjeti diçka që i mungonte në jetë.

Tani kam një jetë me qëllim (3:55)

a Në mësimin tjetër do të shohim pse gjërat shkuan keq.