Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA 4

Si t’i administroni paratë?

Si t’i administroni paratë?

‘Duke u këshilluar së bashku, planet janë të sigurta.’—Proverbat 20:18, BR, anglisht

Të gjithëve na duhen para që të plotësojmë nevojat e familjes. (Proverbat 30:8) Në fund të fundit, ‘paraja është mbrojtje’. (Eklisiastiu 7:12) Si çift, mund ta keni të vështirë të flisni për paratë, por mos lejoni që ato t’ju krijojnë probleme në martesë. (Efesianëve 4:32) Bashkëshortët duhet të kenë besim te njëri-tjetri dhe të vendosin së bashku si t’i shpenzojnë paratë.

1 PLANIFIKONI ME KUJDES

ÇFARË THOTË BIBLA: «Kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar atë?» (Luka 14:28) Është thelbësore të planifikoni së bashku si do t’i shpenzoni paratë. (Amosi 3:3) Vendosni çfarë ju duhet të blini dhe sa mund të shpenzoni. (Proverbat 31:16) Fakti që keni para për të blerë diçka nuk do të thotë medoemos se duhet ta blini. Përpiquni t’i shmangni borxhet. Shpenzoni vetëm paratë që keni.—Proverbat 21:5; 22:7.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Nëse në fund të muajit ju teprojnë para, vendosni së bashku çfarë do të bëni me to

  • Nëse keni një deficit, bëni plane specifike për të ulur shpenzimet. Për shembull, mund të gatuani vetë, në vend që të hani jashtë

2 JI I HAPUR DHE REALIST

ÇFARË THOTË BIBLA: ‘Kujdesu me ndershmëri për çdo gjë, jo vetëm në sytë e Jehovait, por edhe në sy të njerëzve.’ (2 Korintasve 8:21) Ji i ndershëm dhe tregoji bashkëshortit sa fiton dhe sa shpenzon.

Këshillohu gjithmonë me bashkëshortin për vendime financiare të mëdha. (Proverbat 13:10) Komunikimi për paratë do t’ju ndihmojë të ruani paqen në martesë. Konsideroji të ardhurat që fiton jo si paratë e tua, por si të familjes.—1 Timoteut 5:8.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Bini dakord se sa mund të shpenzojë secili pa pasur nevojë të këshillohet me tjetrin

  • Mos pritni derisa të lindë një problem që të flisni për paratë