Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

USHQE INTERESIN

MËSIMI 8

Durim

Durim

Parimi: «Dashuria është e duruar.»—1 Kor. 13:4.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 7:3-5 dhe 1 Korintasve 15:3, 4, 7. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Si reaguan në fillim vëllezërit e Jezuit ndaj mesazhit të tij?

  2.   Çfarë tregon se Jezui nuk u dorëzua, por u përpoq ta ndihmonte vëllanë e tij, Jakovin?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Duhet të jemi të duruar, sepse disave u duhet më tepër kohë që ta pranojnë lajmin e mirë.

Imito Jezuin

3. Ndrysho metodë. Nëse dikush nuk pranon menjëherë të studiojë Biblën, mos i bëj presion. Nëse është e përshtatshme, përdor video ose artikuj për ta ndihmuar të kuptojë si zhvillohet një studim dhe si do të nxirrte dobi prej tij.

4. Mos bëj krahasime. Çdo person është unik. Nëse një pjesëtar i familjes ose një i interesuar ngurron të studiojë a të pranojë një mësim nga Bibla, mendo cili mund të jetë shkaku. A ka për zemër ndonjë bindje fetare? A po i bëjnë presion të afërmit ose fqinjët? Lëri kohë ta mendojë atë që i ke thënë dhe të kuptojë vlerën e asaj që thotë Bibla.

5. Lutu për të interesuarin. Kërkoji Jehovait të të ndihmojë të mbash një qëndrim pozitiv e të tregosh takt. Lutju për aftësi dalluese që të kuptosh a ia vlen të vazhdosh ta vizitosh dikë që shfaq pak interes për të vërtetën.—1 Kor. 9:26.