Ja një model—Timoteu
Ja një model—Timoteu
Timoteu po largohet nga shtëpia, jo se ka probleme me familjen, por për të shoqëruar apostullin Pavël si shok misionar. Megjithëse në vitet e fundit të adoleshencës, Timoteu është tashmë një burrë i përgjegjshëm për të cilin «vëllezërit në Listër dhe Ikoni flitnin mirë». (Veprat 16:2). Pavli ka besim se Timoteu mund të bëjë gjëra të mëdha në shërbim të Perëndisë. Dhe kështu ndodh. Në vitet e mëpasshme, Timoteu udhëton në shumë vende, duke formuar kongregacione dhe duke forcuar vëllezërit e motrat. Cilësitë e shkëlqyera të Timoteut e bënë shumë të dashur për Pavlin, i cili rreth 11 vjet më vonë u thotë filipianëve: «Nuk kam askënd tjetër me një natyrë si e tija, që të kujdeset sinqerisht për punët tuaja.»—Filipianëve 2:20.
A e ke vënë veten në dispozicion që Perëndia të të përdorë në shërbim të tij? Nëse po, të presin bekime të mëdha. Jehovai i vlerëson vërtet të rinjtë që ‘paraqiten vullnetarisht’. (Psalmi 110:3) Për më tepër, mund të jesh i sigurt se Perëndia Jehova «nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj».—Hebrenjve 6:10.