Si të gjej shokë të mirë?
KAPITULLI 8
Si të gjej shokë të mirë?
«Kur jam me nerva, kam nevojë për dikë që të shfryj. Kur jam e mërzitur, dua që dikush të më thotë se çdo gjë do të shkojë mirë. Kur jam e gëzuar, dua ta ndaj gëzimin me dikë. Për mua, miqtë janë të domosdoshëm.»—Britni.
THUHET se fëmijët kanë nevojë për shokë loje, kurse adoleshentët kanë nevojë për miq. Ku qëndron ndryshimi?
Një shok loje është dikush që të bën shoqëri.
Një mik është dikush që, gjithashtu, ka të njëjtat vlera si ti.
Proverbat 17:17) Me sa duket, këtu bëhet fjalë për një shoqëri më të ngushtë se ajo që gjeje në fushën e lojës kur ishe fëmijë.
Për më tepër, Bibla thotë se «shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira». (Fakt: Ndërsa rritesh, ke nevojë për shokë që:
1. Kanë cilësi të admirueshme
2. Jetojnë sipas normave të lavdërueshme
3. Ndikojnë për mirë te ti
Pyetje: Si të gjesh shokë që i plotësojnë këto kërkesa? Le t’i shqyrtojmë një nga një.
Kërkesa nr. 1 për miqësinë: Cilësi të admirueshme
Çfarë duhet të dish? Jo kushdo që thotë se të ka shok, i plotëson kërkesat për t’u quajtur i tillë. Madje Bibla thotë se «ka nga ata shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin». (Proverbat 18:24) Kjo mund të duket e tepruar. Por mendo pak: a ke pasur ndonjë «shok» që ka përfituar nga ti? Po ndonjë që ka folur prapa krahëve ose ka përhapur thashetheme për ty? Nëse po, mund ta kesh humbur besimin tek ai. * Gjithnjë mbaj parasysh se, kur është fjala për shokë, më mirë pak e sak.
Çfarë të bësh? Zgjidh si shokë ata që kanë cilësi që ia vlen t’i imitosh.
«Të gjithë flasin mirë për shoqen time, Fionën. Dua të
flasin mirë edhe për mua. Dua që edhe unë të kem një reputacion të mirë si ajo. Për mua, kjo është për t’u admiruar.»—Iveta, 17 vjeçe.Bëj këtë shqyrtim.
1. Lexo Galatasve 5:22, 23.
2. Pyet veten: «A i pasqyrojnë shokët e mi cilësitë e ‘frytit të frymës’?»
3. Rendit më poshtë emrat e shokëve të tu më të ngushtë. Përbri secilit, shkruaj një karakteristikë të tij.
Emri Karakteristika
․․․․․ ․․․․․
Këshillë: Në qoftë se të vijnë ndër mend vetëm të meta, mbase është koha të kërkosh shokë më të mirë.
Kërkesa nr. 2 për miqësinë: Norma të lavdërueshme
Çfarë duhet të dish? Sa më shumë ta ndiesh nevojën për shokë, aq më i prirur do të jesh t’i ulësh kërkesat. Bibla thotë: «Atij që shoqërohet me budallenjtë, do t’i shkojë keq.» (Proverbat 13:20) Fjala «budallenjtë» nuk u referohet atyre që marrin nota të këqija ose që nuk janë inteligjentë. Ajo përshkruan ata që nuk ua vënë veshin arsyetimeve të shëndosha, por ndjekin një rrugë pa norma morale. Këta lloj shokësh më mirë të mos i kesh.
Çfarë të bësh? Në vend që të miqësohesh me këdo që të del përpara, ji përzgjedhës. (Psalmi 26:4) Kjo s’do të thotë se duhet të kesh paragjykime. Në këtë kontekst, të jesh përzgjedhës do të thotë të tregohesh aq i mprehtë sa ‘të shohësh dallimin mes të drejtit dhe të ligut, mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben’.—Malakia 3:18.
«U jam mirënjohës prindërve që më ndihmuan të zë shokë të moshës sime që ndjekin normat e Perëndisë.»—Kristoferi, 13 vjeç.
Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:
Kur jam me shokët, a kam frikë se mos më shtyjnë të bëj diçka që e di se është e gabuar?
□ Po
□ Jo
A ngurroj t’ua prezantoj shokët prindërve, ngaqë kam frikë se prindërit nuk do t’i pëlqejnë?
□ Po
□ Jo
Këshillë: Nëse u je përgjigjur po pyetjeve të mësipërme, kërko shokë që kanë norma më të larta—ata që janë shembullorë si të krishterë.
Kërkesa nr. 3 për miqësinë: Ndikojnë për mirë
Çfarë duhet të dish? Në Bibël thuhet: «Shokët e këqij prishin cilësitë e mira.» (1 Korintasve 15:33, Today’s English Version) Një vajzë me emrin Lorena thotë: «Shokët e shkollës më pranonin në shoqërinë e tyre për sa kohë bëja siç më thoshin. Ndihesha e vetmuar, prandaj vendosa të sillesha si ata, vetëm e vetëm që të më pranonin.» Lorena kuptoi se, kur ndjek normat e të tjerëve, bëhesh si gur shahu dhe ata të lëvizin si t’u teket. Ti meriton më shumë se kaq!
Çfarë të bësh? Ndërpriti lidhjet me ata që ngulin këmbë që ti të imitosh mënyrën e tyre të jetesës. Nëse i ndërpret, do të të mbeten më pak shokë, por ama do të ndihesh më mirë me veten dhe do t’u hapësh udhë miqësive më të mira, miqësi që do të ndikojnë për mirë te ti.—Romakëve 12:2.
«Shoku im i ngushtë, Klinti, është i matur dhe tregon kujdes për ndjenjat e të tjerëve. Kështu kam mësuar shumë prej tij.»—Xhejsoni, 21 vjeç.
Bëji vetes pyetjet e mëposhtme:
A e ndryshoj për keq mënyrën si vishem, flas ose sillem vetëm që t’u bëj qejfin shokëve?
□ Po
□ Jo
A ndodh të shkoj në vende moralisht të diskutueshme vetëm për hatër të shokëve?
□ Po
□ Jo
Këshillë: Nëse u je përgjigjur po pyetjeve të mëparshme, kërkoju këshilla prindërve a ndonjë të rrituri të pjekur. Po të jesh Dëshmitar i Jehovait, mund të shkosh edhe te një plak kongregacioni dhe t’i tregosh se ke nevojë për ndihmë që të zgjedhësh shokë që do të ndikojnë për mirë te ti.
LEXO MË SHUMË PËR KËTË TEMË NË VËLLIMIN 2, KAPITULLI 9
Po nëse një gjoja shok ose ndoshta zemra jote të shtyn të bësh gjëra të këqija? Mëso se si mund t’i bësh ballë.
[Shënimi]
^ par. 14 Natyrisht, të gjithë gabojnë. (Romakëve 3:23) Pra, kur një shok të lëndon, por pastaj tregon se është penduar sinqerisht, mos harro se «dashuria mbulon një shumicë mëkatesh».—1 Pjetrit 4:8.
SHKRIMI KYÇ
«Ka një mik me të cilin lidhesh më ngushtë se me një vëlla.»—Proverbat 18:24.
KËSHILLË
Ndiq norma të drejta dhe të tjerë që po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, do të kërkojnë miqësinë tënde. Këta janë shokët më të mirë.
A E DIJE . . . ?
Perëndia nuk është i anshëm, por përzgjedh me kujdes se kë do të pranojë si ‘mysafir në tendën e tij’.—Psalmi 15:1-5.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Për të gjetur shokë të mirë, do të ․․․․․
Disa më të mëdhenj se unë që do të doja t’i njihja më mirë, janë ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Çfarë cilësish do të vlerësoje më tepër te një shok dhe pse?
● Çfarë cilësish duhet të përmirësosh që të jesh shok më i mirë?
[Diçitura në faqen 60]
«Kur prindërit më shkëputën nga një grup shokësh, mendoja se ata ishin të vetmit me të cilët doja të shoqërohesha. Por këshilla e prindërve ishte e mirë dhe, kur m’u hapën sytë, kuptova se mund të gjeja plot shokë më të mirë.»—Koli
[Kutia në faqen 61]
Disa sugjerime
Fol me prindërit për miqësitë. Pyeti çfarë shokësh kishin kur ishin në moshën tënde. A u vjen keq për zgjedhjet e tyre? Nëse po, pse? Pyeti si mund t’i shmangësh disa nga problemet që kaluan ata.
Prezantojua prindërve shokët e tu. Nëse ngurron ta bësh këtë, pyet veten: «Pse ngurroj?» A ka diçka te shokët e tu që ti e di se prindërit nuk do ta pëlqejnë? Nëse po, mbase duhet të jesh më përzgjedhës kur bëhet fjalë për shokët.
Dëgjo me vëmendje. Interesohu për mirëqenien dhe problemet e shokëve të tu.—Filipianëve 2:4.
Fal. Mos kërko përsosmëri. «Të gjithë ne pengohemi shumë herë.»—Jakovi 3:2.
Lëru pak hapësirë. S’ka pse të jesh shumë i ngjitur. Shokët e vërtetë do të të gjenden pranë kur të kesh nevojë për ta.—Eklisiastiu 4:9, 10.
[Figura në faqen 63]
Kur ndjek normat e të tjerëve vetëm e vetëm që të të pranojnë, bëhesh si gur shahu që të lëvizin si t’u teket