KAPITULLI PESËMBËDHJETË
Të nderojmë prindërit tanë të moshuar
1. Çfarë borxhi u kemi prindërve tanë dhe si duhet të ndihemi e të veprojmë kundrejt tyre?
«DËGJO atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë»,—këshilloi një burrë i mençur shumë kohë më parë. (Proverbat 23:22) «Kurrë s’kam për ta bërë këtë»,—mund të thuash ti. Në vend se t’i përçmojmë nënat tona, apo baballarët tanë, shumica prej nesh ndiejmë një dashuri të thellë për ta. Ne e pranojmë se ndaj tyre kemi një borxh të madh. Para së gjithash, prindërit na kanë dhënë jetën. Edhe pse Jehovai është Burimi i jetës, pa prindërit tanë ne as që do të ekzistonim. Asgjë nga ato që mund t’u japim prindërve, nuk është aq e çmuar sa jeta. Pastaj, le të mendojmë vetëm për vetësakrifikimin, kujdesin gjithë merak, shpenzimet dhe vëmendjen e dashur, që duhen për të ndihmuar një fëmijë në ecjen nga foshnjëria drejt pjekurisë. Sa e arsyeshme është, pra, këshilla e Fjalës së Perëndisë: «Ndero babanë tënd dhe nënën tënde . . . që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe.»—Efesianëve 6:2, 3.
NJOHJA E NEVOJAVE EMOCIONALE
2. Në ç’mënyrë fëmijët e rritur mund ‘t’i shpërblejnë’ prindërit e tyre?
2 Apostulli Pavël u shkroi të krishterëve: «Këta [fëmijët dhe nipërit] le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t’ua shpërblejnë prindërve [dhe gjyshërve, BR] të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.» 1. Timoteut 5:4) Fëmijët e rritur e ofrojnë këtë ‘shpërblim’, duke treguar çmueshmëri për vitet e dashurisë, të punës e të kujdesit që prindërit dhe gjyshërit u kanë kushtuar atyre. Një mënyrë për ta bërë këtë, do të ishte që fëmijët të pranonin se, ashtu si çdo njeri tjetër, edhe të moshuarit kanë nevojë për dashuri dhe siguri, shpesh në një masë të madhe. Si të gjithë ne, ata kanë nevojë të ndihen të vlerësuar. Ata kanë nevojë të ndiejnë se jeta e tyre është e vlefshme.
(3. Si mund t’i nderojmë prindërit dhe gjyshërit?
3 Kështu, pra, ne mund t’i nderojmë prindërit dhe gjyshërit, duke u bërë të ditur se i duam. (1. Korintasve 16:14) Nëse prindërit nuk jetojnë me ne, duhet të mos harrojmë se komunikimi ynë mund të ketë një domethënie të madhe për ta. Një letër e gëzueshme, një thirrje telefonike apo një vizitë, mund të bëjë shumë për të rritur gëzimin e tyre. Miyo, e cila jeton në Japoni, shkroi në moshën 82-vjeçare: «Ime bijë [që e ka të shoqin shërbëtor udhëtues] më tha: “Mama, të lutem, ‘udhëto’ me ne.” Më dërgoi programin e udhëtimit të tyre dhe numrin e telefonit për çdo javë. Kështu, unë mund të hap hartën e të them: ‘Ah! Tani janë këtu!’ Gjithmonë e falënderoj Jehovain që më ka bekuar me një fëmijë të tillë.»
NDIHMË PËR NEVOJAT MATERIALE
4. Si e inkurajonte tradita fetare hebreje ngurtësinë ndaj prindërve të moshuar?
4 A përfshin nderimi i prindërve edhe kujdesjen për nevojat e tyre materiale? Po. Shpesh ndodh kështu. Në ditët e Jezuit, krerët fetarë hebrenj përkrahnin traditën, sipas së cilës nëse një person deklaronte që paratë dhe pronën e tij ia kishte «ofruar Perëndisë», ai ishte i lirë nga përgjegjësia që t’i përdorte ato për t’u kujdesur për prindërit. (Mateu 15:3-6) Sa të ngurtë! Në fakt, ata krerë fetarë po inkurajonin njerëzit që të mos nderonin prindërit, por t’i trajtonin me përbuzje, duke mohuar në mënyrë egoiste nevojat e tyre. Kurrë nuk duhet të bëjmë një gjë të tillë!—Ligji i përtërirë 27:16.
5. Pavarësisht nga masat e marra nga qeveritë e disa vendeve, përse nderimi i prindërve përfshin disa herë edhe dhënien e ndihmës financiare?
5 Sot, në shumë vende, programet e ndihmës sociale nga qeveria sigurojnë disa nga nevojat materiale të të moshuarve, të tilla si ushqimet, veshjet dhe strehimin. Përveç kësaj, vetë të moshuarit mund të kenë qenë në gjendje të vinin diçka mënjanë për vitet e pleqërisë. Por, nëse këto kursime zënë e mbarohen ose dalin të pamjaftueshme, fëmijët i nderojnë prindërit, duke bërë ç’të mundin për të plotësuar nevojat e tyre. Në fakt, kujdesi për prindërit e moshuar është një tregues i devotshmërisë së shenjtë, d.m.th., i devotshmërisë që ka dikush për Perëndinë Jehova, Nismëtarin e rregullit familjar.
DASHURI DHE VETËSAKRIFIKIM
6. Si e kanë rregulluar jetesën disa, në mënyrë që të kujdesen për nevojat e prindërve të tyre?
6 Shumë fëmijë të rritur u janë përgjigjur nevojave të prindërve të tyre të sëmurë, me dashuri dhe vetësakrifikim. Disa i kanë prindërit në shtëpitë e tyre apo janë transferuar për të qenë pranë tyre. Të tjerë kanë jetuar me prindërit. Shpeshherë, këto rregullime kanë dalë bekimprurëse për prindërit dhe për fëmijët.
7. Përse është mirë të mos nxitohemi në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me prindërit e moshuar?
7 Megjithatë, disa herë këto lëvizje nuk dalin mirë. Përse? Ndoshta, ngaqë vendimet janë marrë tepër nxitimthi apo ngaqë janë bazuar mbi emocionet. «Njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij»,—këshillon me mençuri Bibla. (Proverbat 14:15) Për shembull, ta zëmë se nëna jote e moshuar ka vështirësi duke jetuar e vetme dhe ti mendon se mund të përfitojë po të jetojë me ty. Duke shqyrtuar me mendjemprehtësi hapat e tu, mund të mbash parasysh sa vijon: Cilat janë nevojat e saj aktuale? A ekzistojnë shërbime sociale private apo shtetërore, të cilat ofrojnë një zgjidhje tjetër të pranueshme? A dëshiron ajo të lëvizë? Nëse po, si do të ndikohet jeta e saj? A do t’i duhet të ndahet nga shoqet? Si mund ta ndikojë kjo emocionalisht? A i ke diskutuar me të këto gjëra? Si mund të ndikojë kjo lëvizje mbi ty, mbi bashkëshortin tënd dhe mbi fëmijët tuaj? Sikur nëna të kishte nevojë për kujdes, kush do t’ia siguronte? A mund të ndahet përgjegjësia? A ke folur për këtë gjë me të gjithë familjarët që përfshihen drejtpërsëdrejti?
8. Me cilët mund të këshillohesh, kur të vendosësh se si do t’i ndihmosh prindërit e moshuar?
8 Pasi përgjegjësia për t’u kujdesur bie mbi të gjithë fëmijët e shtëpisë, do të ishte e mençur që familja të mblidhej për të folur së bashku, në mënyrë që të gjithë të merrnin pjesë në marrjen e vendimeve. Mund të jetë e dobishme edhe sikur të flasësh me pleqtë në kongregacion ose me miq që kanë kaluar një situatë të ngjashme. «Planet dështojnë ku nuk ka arsye,—paralajmëron Bibla,—por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.»—Proverbat 15:22.
TË JEMI EMPATIKË DHE ME KUPTUESHMËRI
9, 10. (a) Pavarësisht nga mosha e tyre e shtyrë, çfarë konsiderate u duhet dhënë të moshuarve? (b) Pavarësisht nga hapat që mund të ndërmarrë një fëmijë i rritur në mbështetje të prindërve, çfarë duhet t’u japë ai gjithmonë atyre?
9 Nderimi i prindërve tanë të moshuar kërkon empati dhe kuptueshmëri. Ndërkohë që vitet sjellin probleme serioze, të moshuarit mund të kenë gjithnjë e më
shumë vështirësi për të ecur, për të ngrënë e për të kujtuar. Mbase mund të kenë nevojë për ndihmë. Shpesh, fëmijët e teprojnë me kujdesin ndaj prindërve dhe përpiqen t’u japin drejtim. Por të moshuarit janë persona të pjekur, me mençurinë dhe përvojën e grumbulluar nga një jetë e tërë, gjatë së cilës janë kujdesur për veten dhe kanë marrë vendime. Respekti për veten dhe identiteti i tyre mund të përqendrohet mbi rolin që ata kanë si prindër dhe si persona të rritur. Prindërit që mendojnë se duhet t’ia dorëzojnë kontrollin e jetës së tyre fëmijëve, mund të bien në dëshpërim apo të zemërohen. Disa preken dhe u rezistojnë atyre përpjekjeve që për ta duken se po u heqin pavarësinë.10 Nuk ekzistojnë zgjidhje të lehta për këto probleme, por është një shprehje dashamirësie të lësh që prindërit e moshuar të kujdesen për vetveten e të vendosin personalisht, për aq sa munden. Është e mençur të mos marrësh vendime mbi atë që është më e mirë për prindërit e tu, pa folur njëherë me ta. Ata mund të kenë humbur shumë. Lëri të mbajnë atë që ende kanë. Mund të zbulosh që sa më pak të përpiqesh të kontrollosh jetën e prindërve të tu, aq më të mira do të jenë marrëdhëniet tuaja. Ata do të jenë më të lumtur, e po kështu edhe ti. Edhe nëse është e nevojshme të këmbëngulësh në disa gjëra për të mirën e tyre, nderimi i prindërve kërkon që t’u japësh atyre dinjitetin dhe respektin që meritojnë. Fjala e Perëndisë këshillon: «Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun.»—Levitiku 19:32.
TË MBAJMË QËNDRIMIN E DUHUR
11-13. Nëse marrëdhëniet ndërmjet një të rrituri dhe prindërve të tij nuk kanë qenë të mira në të shkuarën, si mund ta përballojë ai gjithsesi sfidën e kujdesit për ta, në vitet e tyre të shtyra?
11 Disa herë, problemet që hasin të rriturit në lidhje me nderimin e prindërve të tyre të moshuar, përfshijnë *
marrëdhëniet që kanë pasur ata me prindërit në vitet e hershme. Ndoshta babai ka qenë i ftohtë dhe pa dashuri, kurse mamaja sunduese dhe e ashpër. Ndoshta, mund të ndihesh ende i zhgënjyer, i zemëruar apo i lënduar, pasi ata nuk kanë qenë prindërit që ti mund të kesh dëshiruar. A mund t’i mposhtësh ndjenja të tilla?12 Besi, që është rritur në Finlandë, tregon: «Njerku im kishte qenë një oficer SS në Gjermaninë naziste. Ai nxehej shpejt e në këto raste bëhej i rrezikshëm. E ka rrahur mamanë shumë herë përpara syve të mi. Njëherë, kur u inatos me mua, e vërtiti rrypin dhe më goditi në fytyrë me tokzën. Më goditi aq fort, sa u rrokullisa në krevat.»
13 Megjithatë, situata kishte edhe anën tjetër. Besi shton: «Nga ana tjetër, ai punonte shumë dhe nuk kursehej për t’u kujdesur për nevojat materiale të familjes. Kurrë nuk më tregoi dashuri të përzemërt, por unë e dija se ai ishte i vrarë emocionalisht. E ëma e kishte flakur nga shtëpia që kur ishte fëmijë. Ishte rritur duke u përpjekur me thonj e me dhëmbë dhe kishte hyrë në luftë i ri. Mund ta kuptoja deri në njëfarë mase dhe nuk e bëja me faj. Kur u rrita dhe ai u sëmur, pata dëshirë ta ndihmoja me aq sa mundja, derisa vdiq. Nuk ishte e lehtë, por bëra sa munda. U përpoqa të isha një djalë i mbarë deri në fund dhe mendoj se ai më pranoi si të tillë.»
14. Cili shkrim gjen zbatim në të gjitha situatat, duke përfshirë edhe ato që dalin gjatë kujdesit për prindërit e moshuar?
14 Në situatat familjare, si edhe në çështje të tjera, gjen zbatim këshilla e Biblës: «Vishuni me dashuri të përzemërt të butë dhembshurie, dashamirësi, modesti Kolosianëve 3:12, 13, BR.
mendjeje, butësi dhe me shpirtmadhësi. Vazhdoni të duroni njëri-tjetrin dhe të falni njëri-tjetrin lirisht, nëse ndokush ka ndonjë shkak për t’u ankuar kundër një tjetri. Ashtu sikurse Jehovai ju fali lirisht, kështu bëni edhe ju.»—EDHE ATA QË TREGOJNË KUJDES, KANË NEVOJË PËR KUJDES
15. Përse disa herë, kujdesi për prindërit është dëshpërues?
15 Kujdesi për një prind të sëmurë është diçka e rëndë, që përfshin shumë punë, shumë përgjegjësi dhe orë të zgjatura. Por, shpesh, pjesa më e vështirë është emocionale. Të pushton dëshpërimi tek sheh prindin
që humb shëndetin, kujtesën dhe pavarësinë. Sandi, që vjen nga Porto Riko, tregon: «Mamaja ime ishte qendra e familjes sonë. Ishte shumë e dhimbshme të kujdeseshe për të. Në fillim, ajo nisi të çalonte; më pas kishte nevojë për një bastun, pastaj për një karrocë për të ecur e më tej për një karrige me rrota. Më pas, ajo u bë gjithnjë e më keq, derisa vdiq. Kishte kancer në kocka dhe vazhdimisht kishte nevojë për kujdes, ditë e natë. Ne e lanim, e ushqenim, lexonim për të. Ishte shumë e vështirë, sidomos emocionalisht. Kur e kuptova se mamaja po na ikte, qava, sepse e doja shumë.»16, 17. Cila këshillë mund ta ndihmojë një person që kujdeset, për të mbajtur një pikëpamje të ekuilibruar?
16 Nëse edhe ti gjendesh në një situatë të tillë, ç’mund të bësh për ta përballuar? Duke dëgjuar Jehovain, nëpërmjet leximit të Biblës dhe duke folur me të, nëpërmjet lutjeve, ke për të gjetur ndihmë të madhe. (Filipianëve 4:6, 7) Në mënyrë praktike, sigurohu që të ushqehesh në mënyrë të ekuilibruar dhe përpiqu të flesh sa duhet. Duke vepruar kështu, do të jesh në një gjendje më të mirë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht, për t’u kujdesur për njeriun tënd të dashur. Mbase mund të rregullosh ndonjë prishje të herëpashershme të rutinës së përditshme. Edhe sikur ta kesh të pamundur marrjen e pushimeve, është gjithsesi e mençur të programosh ca kohë për prehje. Për të marrë pak kohë të lirë, mund të sigurohesh që dikush tjetër të qëndrojë me prindin e sëmurë.
17 Nuk është e pazakontë që të rriturit, të cilët kujdesen për të tjerët, të presin gjëra të paarsyeshme nga vetja. Por, mos u ndje fajtor për diçka që s’mund ta bësh. Në disa rrethana, ndoshta duhet t’ia besosh njeriun tënd të dashur kujdesit të ndonjë kujdestareje shtëpie. Nëse je ti që kujdesesh, prit gjëra të arsyeshme nga vetja. Duhet të ekuilibrosh jo vetëm nevojat e prindërve të tu, por edhe të fëmijëve, të bashkëshortit dhe të tuat.
FUQI PËRTEJ NORMALES
18, 19. Çfarë premtimi për ndihmë ka bërë Jehovai dhe cila përvojë tregon se ai mban premtimin e tij?
18 Nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës, Jehovai me dashuri siguron drejtimin që mund ta ndihmojë shumë dikë që kujdeset për prindërit e moshuar; megjithatë, ajo nuk është e vetmja ndihmë që ai siguron. «Jehovai është pranë gjithë atyre që e thërrasin,—shkroi psalmisti nën frymëzim.—Ai do ta dëgjojë britmën e tyre për ndihmë dhe do t’i shpëtojë.» Jehovai do t’i shpëtojë ose do t’i ruajë shërbëtorët e tij të besueshëm, madje edhe gjatë situatave akoma më të vështira.—Psalmi 145:18, 19, BR.
19 Mirna, nga Filipinet, e mësoi këtë kur po kujdesej për mamanë, e cila ishte e pamundur nga një hemorragji cerebrale. «S’ka gjë më dëshpëruese, se të shohësh njeriun tënd të dashur tek vuan, pa mundur të të thotë se ku i dhemb,—shkruan Mirna.—Ishte tamam sikur ta shihja që po tretej pak nga pak e s’kisha ç’t’i bëja fare. Shumë herë rashë në gjunjë e fola me Jehovain, për t’i treguar se sa e lodhur isha. Bërtita si Davidi, i cili iu përgjërua Perëndisë që t’i vendoste lotët e tij në një calik e ta kujtonte. [Psalmi 56:8] Siç kishte premtuar, Jehovai më dha fuqinë që më nevojitej. ‘Jehovai u bë për mua si një mbështetje.’»—Psalmi 18:18, BR.
20. Cilat premtime të Biblës i ndihmojnë personat që kujdesen, për të qenë optimistë edhe nëse dikush, për të cilin ata po kujdesen, vdes?
20 Është thënë se të kujdesesh për prindërit e moshuar, është një «histori pa përfundim të lumtur». Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të atyre që kujdesen, të moshuarit mund të vdesin, si edhe mamaja e Mirnës. Por ata që besojnë në Jehovain e dinë se vdekja nuk është fundi i historisë. Apostulli Pavël tha: «[Unë kam] shpresë në Perëndinë . . . se do të ketë një Veprat 24:15) Ata që kanë humbur prindërit e moshuar gjejnë ngushëllim në shpresën e ringjalljes, bashkë me premtimin se Perëndia do të bëjë një botë të re të kënaqshme, në të cilën «vdekja nuk do të jetë më».—Zbulesa 21:4.
ringjallje, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.» (21. Cilat rezultate të mira vijnë nga nderimi i prindërve të moshuar?
21 Shërbëtorët e Perëndisë kanë respekt të thellë për prindërit e tyre, edhe pse ata mund të jenë të moshuar. (Proverbat 23:22-24) Ata i nderojnë prindërit. Duke vepruar kështu, provojnë atë që thotë proverbi i frymëzuar: «Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.» (Proverbat 23:25) Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ata që nderojnë prindërit e tyre të moshuar, gjithashtu, i pëlqejnë dhe nderojnë Perëndinë Jehova.
^ par. 11 Këtu nuk e kemi fjalën për situatat, në të cilat prindërit kanë qenë fajtorë për abuzim ekstrem të fuqisë dhe besimit, të cilat mund të konsiderohen si krime.