KAPITULLI NJËMBËDHJETË
Mbani paqen në shtëpinë tuaj
1. Cilat janë disa gjëra që mund të shkaktojnë ndarje në familje?
TË LUMTUR janë ata që jetojnë në familje, ku ka dashuri, kuptueshmëri dhe paqe. Shpresojmë që kështu të jetë edhe familja jote. E themi me trishtim, por shumë familje nuk i përshtaten këtij përshkrimi dhe për një arsye apo për tjetrën janë të ndara. Çfarë e ndan një shtëpi? Në këtë kapitull do të diskutojmë për tri gjëra. Në disa familje, jo të gjithë pjesëtarët kanë të njëjtën fe. Në disa të tjera, fëmijët mund të mos kenë të njëjtët prindër natyrorë. Në të tjera akoma, lufta për të siguruar jetesën apo dëshira për më tepër gjëra materiale, duket se i detyron pjesëtarët e familjes të jenë të ndarë. Megjithatë, rrethanat që ndajnë një shtëpi mund të mos ndikojnë mbi një tjetër. Ku qëndron ndryshimi?
2. Ku drejtohen disa për udhëheqje në jetën familjare, por cili është burimi më i mirë për një drejtim të tillë?
2 Pikëpamja është një faktor. Nëse sinqerisht përpiqesh të kuptosh pikëpamjet e personit tjetër, ka më shumë të ngjarë që të shquash se si të ruash një shtëpi të bashkuar. Një faktor i dytë është burimi nga i cili merr udhëheqje. Shumë njerëz ndjekin këshillat e shokëve të punës, të fqinjëve, të gazetarëve, apo drejtime të tjera njerëzore. Megjithatë, disa të tjerë kanë zbuluar çfarë thotë Fjala e Perëndisë për situatën e tyre e më pas kanë zbatuar ato që kanë mësuar. Si mund ta ndihmojë kjo një familje që të mbajë paqen në shtëpi?—2. Timoteut 3:16, 17.
NËSE YT SHOQ KA NJË BESIM TJETËR
3. (a) Cila është këshilla e Biblës në lidhje me martesën me dikë që ka besim të ndryshëm? (b) Cilat janë disa parime bazë që gjejnë zbatim, nëse një nga bashkëshortët është besimtar dhe tjetri jo?
3 Bibla na këshillon me forcë që të mos martohemi me dikë që ka një besim të ndryshëm fetar. (Ligji i përtërirë 7:3, 4; 1. Korintasve 7:39) Por, ndoshta mund të ketë ndodhur që ta kesh mësuar të vërtetën e Biblës pas martesës, ndërsa burri jo. Si i bëhet? Natyrisht, betimi martesor është ende i vlefshëm. (1. Korintasve 7:10) Bibla thekson qëndrueshmërinë e lidhjes martesore dhe inkurajon të martuarit që të zgjidhin dallimet ndërmjet tyre, në vend se t’i shmangin ato. (Efesianëve 5:28-31; Titit 2:4, 5) Por, ç’mund të themi nëse yt shoq kundërshton me forcë që ti të mos praktikosh fenë e Biblës? Mbase mund të përpiqet të të ndalojë që të mos shkosh në mbledhjet e kongregacionit, apo mund të thotë se nuk dëshiron që gruaja e tij të shkojë shtëpi më shtëpi, duke folur për fenë. Ç’do të bësh ti?
4. Në ç’mënyrë një grua mund të tregojë empati, nëse i shoqi nuk ka të njëjtin besim me të?
4 Pyete veten: «Përse mendon në këtë mënyrë im shoq?» (Proverbat 16:20, 23) Nëse ai nuk e kupton me të vërtet atë që po bën ti, ndoshta mund të jetë i shqetësuar për ty. Apo mund të ketë presione nga të afërmit, për shkak se ti nuk ndjek më disa zakone që për ta janë të rëndësishme. Një burrë tha: «Kur jam vetëm në shtëpi, ndihem i shkretë.» Ky burrë mendonte se po humbte gruan nga një fe. Por krenaria nuk e lejoi të pranonte se ai ishte i vetmuar. Mbase burri yt mund të ketë nevojë për sigurinë se dashuria jote për Jehovain nuk do të thotë se tani ti e do atë më pak se më parë. Merr masa që të kalosh kohë me të.
5. Çfarë ekuilibri duhet të mbajë gruaja, burri i së cilës ka një besim të ndryshëm?
5 Megjithatë, duhet marrë parasysh diçka shumë më Kolosianëve 3:18) Kështu, pra, ajo këshillon të bëhet kujdes kundrejt një fryme pavarësie. Veç kësaj, duke thënë «ashtu si ka hije në Zotin», ky shkrim tregon se nënshtrimi i gruas ndaj të shoqit, gjithashtu, duhet të mbajë parasysh nënshtrimin ndaj Zotërisë. Duhet ekuilibër.
e rëndësishme, nëse dëshiron të përballosh me mençuri situatën. Fjala e Perëndisë i nxit gratë: «Jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.» (6. Çfarë parimesh duhet të mbajë në mendje një grua e krishterë?
6 Për një të krishterë, pjesëmarrja në mbledhjet e kongregacionit dhe dhënia e dëshmisë për besimin e bazuar në Bibël, janë aspekte të rëndësishme të adhurimit të vërtetë, të cilat nuk duhen lënë pas dore. (Romakëve 10:9, 10, 14; Hebrenjve 10:24, 25) Ç’duhet të bësh, pra, nëse një njeri të urdhëron drejtpërdrejt që të mos zbatosh një kërkesë specifike të Perëndisë? Apostujt e Jezu Krishtit deklaruan: «Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.» (Veprat 5:29) Shembulli i tyre siguron një precedent, që mund të zbatohet në shumë situata në jetë. A do të të nxisë dashuria për Jehovain t’i japësh atij devotshmërinë që me të drejtë i përket? Në të njëjtën kohë, a do të bëjë dashuria dhe respekti për burrin, që këtë gjë ta kryesh në një mënyrë të pranueshme prej tij?—Mateu 4:10; 1. Gjonit 5:3.
7. Çfarë vendosmërie duhet të ketë një grua e krishterë?
7 Jezui vërejti se kjo nuk do të ishte gjithmonë e mundur. Ai paralajmëroi se për shkak të kundërshtimit ndaj adhurimit të vërtetë, pjesëtarët besimtarë të disa familjeve do të ndiheshin të ndarë, sikur tehu i një shpate të kishte kaluar mes tyre dhe pjesës tjetër të familjes. (Mateu 10:34-36) Këtë gjë e provoi një grua në Japoni. Për 11 vjet i shoqi e kishte kundërshtuar. Ai e kishte trajtuar me ashpërsi dhe vazhdimisht e kishte lënë jashtë shtëpisë. Por ajo ngulmoi. Miqtë në kongregacionin e krishterë e ndihmuan. Ajo lutej vazhdimisht dhe mori shumë kurajë nga 1. Pjetrit 2:20. Kjo grua e krishterë ishte e bindur se po të mbetej e patundur, ndonjë ditë i shoqi do të bashkohej me të në shërbimin e Jehovait. Dhe kështu ndodhi.
8, 9. Si duhet të veprojë një grua për të shmangur vënien e pengesave të panevojshme nga i shoqi?
8 Ka shumë gjëra praktike që mund të bësh, për të ndikuar në qëndrimin e bashkëshortit. Për shembull, nëse burri i kundërvihet fesë tënde, mos i jep arsye të vlefshme për t’u ankuar në fusha të tjera. Mbaje shtëpinë të pastër! Kujdesu për paraqitjen tënde personale! Ji bujare në shprehjet e dashurisë e të çmueshmërisë! Në vend se të kritikosh, trego që e mbështet! Trego se e konsideron atë si kreun tënd! Mos u kundërpërgjigj nëse mendon se të është bërë ndonjë padrejtësi! (1. Pjetrit 2:21, 23) Mos harro papërsosmërinë njerëzore dhe nëse lindin grindje, ji e para që të kërkosh falje!—Efesianëve 4:26.
9 Mos lejo që pjesëmarrja në mbledhje të bëhet shkas që atij t’i vonohet ushqimi! Gjithashtu, mund të vendosësh të dalësh në shërbimin e krishterë, në një kohë kur yt shoq nuk është në shtëpi. Do të ishte e mençur për një grua të krishterë që të mos i predikonte burrit, nëse kjo nuk pritet mirë prej tij. Përkundrazi, ajo të ndjekë këshillën e apostullit Pjetër: «Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë [respekt të thellë, BR].» (1. Pjetrit 3:1, 2) Gratë e krishtere bëjnë përpjekje për të treguar në mënyrë të plotë frytet e frymës së Perëndisë.—Galatasve 5:22, 23.
NËSE GRUAJA NUK ËSHTË NJË E KRISHTERË
10. Si duhet të veprojë një burrë besimtar kundrejt gruas së tij që ka një bindje të ndryshme?
10 Po sikur burri të jetë i krishterë, ndërsa gruaja jo? Bibla na jep drejtim për situata të tilla. Ajo thotë: «Në qoftë se një vëlla ka një grua jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë.» (1. Korintasve 7:12) Gjithashtu, ajo i nxit të krishterët: «Duajini bashkëshortet tuaja.»—Kolosianëve 3:19.
11. Si mund të tregojë një burrë aftësi shquese dhe të ushtrojë me takt kryesinë mbi gruan e tij, nëse ajo nuk është e krishterë?
11 Nëse je burri i një gruaje me besim të ndryshëm nga i yti, ji veçanërisht i kujdesshëm të tregosh respekt për gruan tënde dhe konsideratë për ndjenjat e saj. Si e rritur, ajo dëshiron njëfarë lirie të praktikojë bindjet e saj fetare, edhe nëse ti nuk je dakort me to. Herën e parë që do të flasësh me të për besimin tënd, mos prit që ajo të hedhë bindjet që ka pasur me kohë, në favor të një diçkaje të re. Në vend se të hidhesh e të thuash se praktikat që ajo dhe familja e saj kanë ndjekur Kolosianëve 3:12-14; 1. Pjetrit 3:8, 9.
për një kohë të gjatë janë të rreme, përpiqu me durim të arsyetosh me të nga Shkrimet. Ndoshta ajo mund të ndihet e lënë pas dore, nëse ti u kushton tepër kohë aktiviteteve në kongregacion. Ajo mund t’u kundërvihet përpjekjeve të tua për t’i shërbyer Jehovait, edhe pse fjalët e saj të para dhe më kryesoret mund të jenë thjesht: «Kam më shumë nevojë për kohën tënde!» Ji i durueshëm! Duke treguar një konsideratë të dashur, me kalimin e kohës ajo mund të jetë e ndihmuar të përqafojë adhurimin e vërtetë.—STËRVITJA E FËMIJËVE
12. Edhe pse burri dhe gruaja mund të jenë me besime të ndryshme, si duhen zbatuar parimet e Shkrimeve në stërvitjen e fëmijëve?
12 Në një shtëpi që nuk është e bashkuar në adhurim, mësimi fetar i fëmijëve disa herë mund të bëhet shkak për mosmarrëveshje. Si duhen zbatuar parimet e Shkrimeve? Bibla u cakton baballarëve përgjegjësinë kryesore për të mësuar fëmijët, por edhe mamaja ka një rol të rëndësishëm për të kryer. (Proverbat 1:8; krahaso Zanafillën 18:19; Ligji i përtërirë 11:18, 19.) Edhe nëse nuk e pranon kryesinë e Krishtit, babai është ende kreu i familjes.
13, 14. Nëse burri nuk e lejon të shoqen të marrë fëmijët në mbledhjet e krishtere apo të studiojë me ta, çfarë mund të bëjë ajo?
13 Disa baballarë jobesimtarë nuk kundërshtojnë, nëse mamaja i mëson fëmijët në çështjet fetare. Të tjerë po. Ç’duhet të bësh nëse burri nuk pranon të të japë leje që të marrësh fëmijët në mbledhjet e kongregacionit, madje të ndalon edhe që të studiosh Biblën me ta? Në këtë pikë duhet të peshosh një sërë detyrimesh: detyrimin kundrejt Perëndisë Jehova, kundrejt kryesisë së burrit dhe kundrejt fëmijëve të dashur. Si mund t’i harmonizosh këto gjëra?
Filipianëve 4:6, 7; 1. Gjonit 5:14) Por, në fund të fundit, je ti që duhet të vendosësh se ç’rrugë do të ndjekësh. Nëse ecën përpara me takt, duke ia bërë të qartë burrit se nuk po sfidon kryesinë e tij, ndoshta më në fund kundërshtimi i tij mund të fashitet. Edhe nëse yt shoq të ndalon t’i marrësh fëmijët në mbledhje apo të kesh një studim formal të Biblës me ta, ti gjithsesi mund t’i mësosh fëmijët. Me bisedat e përditshme dhe me shembullin tënd të mirë, përpiqu të ngulitësh tek ata njëfarë dashurie për Jehovain, besim në Fjalën e tij dhe respekt për prindërit, duke përfshirë edhe babain e tyre, kujdes të dashur për të tjerët dhe vlerësim për zakonet e mira të punës. Me kohë, babai mund t’i vërë re rezultatet e mira dhe mund ta çmojë vlerën e përpjekjeve të tua.—Proverbat 23:24.
14 Sigurisht që do të lutesh në lidhje me këtë çështje. (15. Cila është përgjegjësia e një babai besimtar në edukimin e fëmijëve?
15 Nëse je një baba besimtar dhe gruaja jo, atëherë ti duhet të marrësh përgjegjësinë për të rritur fëmijët «në disiplinën dhe në rregullin mendor të Jehovait». (Efesianëve 6:4, BR) Natyrisht, ndërsa vepron në këtë mënyrë, duhet të jesh i sjellshëm, i dashur dhe i arsyeshëm kur ke të bësh me gruan tënde.
NËSE FEJA JUAJ NUK ËSHTË E NJËJTË ME ATË TË PRINDËRVE
16, 17. Çfarë parimesh biblike duhet të kujtojnë fëmijët, nëse pranojnë një besim të ndryshëm nga ai i prindërve të tyre?
16 Nuk është më e pazakontë, madje edhe për fëmijët e vegjël, që të përqafojnë pikëpamje fetare të ndryshme me ato të prindërve të tyre. A ke bërë edhe ti kështu? Nëse po, Bibla ka ca këshilla për ty.
17 Fjala e Zotit thotë: «Bindjuni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. ‘Ndero babanë dhe nënën tënde.’» (Efesianëve 6:1, 2) Kjo përfshin një respekt të madh për prindërit. Megjithatë, edhe pse bindja ndaj prindërve është e rëndësishme, ajo nuk duhet bërë pa përfillur Perëndinë e vërtetë. Kur një fëmijë është mjaft i rritur, sa të fillojë të marrë vendime, ai mban njëfarë përgjegjësie në rritje për veprimet e tij. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për ligjet e botës, por veçanërisht në lidhje me ligjin hyjnor. «Bibla pohon: «Secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet.»—Romakëve 14:12.
18, 19. Nëse fëmijët kanë një besim fetar që ndryshon nga ai i prindërve të tyre, si mund t’i ndihmojnë ata që të kuptojnë më mirë besimin e tyre?
18 Nëse bindjet e tua shkaktojnë disa ndryshime në jetën tënde, përpiqu të kuptosh pikëpamjet e prindërve të tu. Ka të ngjarë që ata të kënaqen nëse ti, falë leximit dhe zbatimit të mësimeve të Biblës, bëhesh më i respektueshëm, më i bindur dhe më i zellshëm në punët që ata kërkojnë prej teje. Megjithatë, nëse feja jote e re shkakton që ti të mos pranosh edhe disa bindje e zakone që ata personalisht i çmojnë, ndoshta mund të mendojnë se ti po flak një trashëgimi që ata kanë dashur të ta japin. Ndoshta mund të merakosen edhe për mirëqenien tënde, nëse ajo që po bën nuk është e pëlqyer në bashkësinë tuaj, apo nëse kjo e heq vëmendjen tënde nga ato qëllime që ata mendonin se mund të të ndihmonin për të lulëzuar financiarisht. Edhe krenaria mund të jetë një pengesë. Në fakt, mbase mund të mendojnë se po u thua që ti ke të drejtë, ndërsa ata e kanë gabim.
19 Prandaj, sa më shpejt të jetë e mundur, përpiqu të rregullosh punët që prindërit të takohen me disa nga pleqtë apo me Dëshmitarë të tjerë të pjekur nga kongregacioni lokal. Inkurajoji prindërit të vizitojnë një Sallë Mbretërie, që të dëgjojnë me veshët e tyre për çfarë flitet atje e për të parë me sytë e tyre se çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait. Me kohë, qëndrimi i prindërve mund të zbutet. Edhe kur prindërit kundërshtojnë Romakëve 12:17, 18) Mbi të gjitha, kërko paqen me Perëndinë.
fortësisht, grisin literaturën biblike dhe i ndalojnë fëmijët të ndjekin mbledhjet e krishtere, zakonisht këto janë raste për të lexuar në një vend tjetër, për të folur me bashkë të krishterët dhe për të dëshmuar e për të ndihmuar të tjerët në mënyrë joformale. Gjithashtu, mund t’i lutesh Jehovait. Disa të rinj janë të detyruar të presin derisa të jenë mjaft të rritur, për të jetuar jashtë shtëpisë së familjes, përpara se të mund të bëjnë më shumë. Por, sido që të jetë situata në shtëpi, mos harro «të nderosh babanë dhe nënën tënde». Bëj pjesën tënde për t’i kontribuar paqes në shtëpi. (SFIDA E NJERKUT OSE E NJERKËS
20. Çfarë ndjenjash mund të kenë fëmijët, nëse kanë si baba ose nënë, një njerk apo njerkë?
20 Në shumë shtëpi, situata që paraqet sfidat më të mëdha nuk është fetare, por biologjike. Sot, shumë shtëpi kanë fëmijë nga martesa të mëparshme të njërit apo të të dy prindërve. Në familje të tilla, fëmijët mund të provojnë xhelozi dhe fyerje, apo ndoshta mund të hasin konfliktin e besnikërisë. Si rezultat, ata mund të refuzojnë hapur përpjekjet e sinqerta të njerkut apo të njerkës, për të qenë një baba i mirë apo një nënë e mirë. Ç’gjë mund të ndihmojë për suksesin e familjeve me njerk?
21. Pavarësisht nga rrethanat e tyre të veçanta, përse njerkët ose njerkat duhen të kërkojnë ndihmë në parimet e Biblës?
21 Të mos harrojmë se, pavarësisht nga rrethanat e veçanta, parimet e Biblës që sjellin sukses nëpër shtëpitë e tjera, zbatohen edhe këtu. Shpërfillja e këtyre parimeve për momentin mund të duket sikur e lehtëson një problem, por më vonë mund të sjellë dhimbje në zemër. (Psalmi 127:1; Proverbat 29:15) Kultivo mençuri dhe aftësi shquese; mençuri për të zbatuar parimet hyjnore me dobi afatgjata në mendje dhe aftësi shquese për të zbuluar se përse pjesëtarët e familjes thonë dhe bëjnë disa gjëra. Gjithashtu, është e nevojshme empatia.—Proverbat 16:21; 24:3; 1. Pjetrit 3:8.
22. Përse fëmijët mund ta kenë të vështirë të pranojnë një njerk apo një njerkë?
22 Nëse je njerk apo njerkë, mund të kujtosh se kur ishe mik i familjes, ndoshta fëmijët të prisnin mirë. Por kur je bërë njerku apo njerka, qëndrimi i tyre ka ndryshuar. Duke pasur në mendje prindin e vërtetë që nuk jeton më me ta, fëmijët mund të jenë në luftë me ndjenjën e besnikërisë, duke menduar mbase se ti dëshiron të heqësh dashurinë e tyre të përzemërt për prindin që mungon. Disa herë, ata mund të të kujtojnë troç se ti nuk je babai i tyre apo mamaja e tyre. Pohime të tilla të lëndojnë. Megjithatë «mos u nxito në frymën tënde të zemërohesh». (Eklisiastiu 7:9) Aftësitë shquese dhe empatia janë të nevojshme për t’u marrë me emocionet e fëmijëve.
23. Si mund të jepet disiplina në një familje me fëmijë me prindër të ndryshëm?
23 Këto cilësi janë të domosdoshme nëse dikush jep disiplinë. Disiplina e vendosur është jetësore. (Proverbat 6:20; 13:1) E meqë fëmijët nuk janë të gjithë njësoj, disiplina mund të ndryshojë nga njëri rast në tjetrin. Disa njerkë dhe njerka kanë parë se të paktën si fillim, mund të ishte më mirë që këto aspekte të rritjes së fëmijëve t’i kryente prindi i vërtetë. Megjithatë, është e rëndësishme që të dy prindërit të përputhen në dhënien e disiplinës e ta mbështetin atë, duke mos i pasur fëmijët, siç thuhet, ca të nënës e ca të njerkës. (Proverbat 24:23) Bindja është e rëndësishme, por papërsosmërisë i duhen bërë edhe lëshime. Mos e tepro me reagimin tënd! Disiplino me dashuri!—Kolosianëve 3:21.
24. Ç’gjë mund të parandalojë problemet morale ndërmjet pjesëtarëve të seksit të kundërt në një familje me njerk apo njerkë?
24 Bisedat familjare mund të bëjnë Filipianëve 1:9-11.) Mund të ndihmojnë, gjithashtu, gjithsecilin që të shohë se si mund të kontribuojë në arritjen e synimeve familjare. Veç kësaj, bisedat e sinqerta familjare mund të parandalojnë problemet morale. Vajzat kanë nevojë të dinë se si të vishen e të veprojnë siç duhet, kur ndodhen me njerkun apo me ndonjë gjysmëvëlla, ndërsa djemtë kanë nevojë për këshilla në lidhje me sjelljen e duhur kundrejt njerkës dhe gjysmëmotrave.—1. Selanikasve 4:3-8.
shumë për të parandaluar telashet. Ato mund ta ndihmojnë familjen që të mbajë në qendër të vëmendjes çështjet më të rëndësishme të jetës. (Krahaso25. Cilat cilësi mund të ndihmojnë në mbajtjen e paqes në një familje me njerk apo njerkë?
25 Ji i durueshëm, ndërsa përballon sfidën e njerkërisë. Proverbat 16:20) Cilësi të tilla mund të të ndihmojnë, gjithashtu, që të përballosh edhe situata të tjera.
Do kohë që të zhvillohen marrëdhënie të reja. Të fitosh dashurinë dhe respektin e fëmijëve, me të cilët nuk ke asnjë lidhje biologjike, mund të jetë një punë e jashtëzakonshme. Por është e mundur. Një zemër e mençur dhe me aftësi shquese, bashkë me dëshirën e fortë për t’i pëlqyer Jehovait, përbëjnë çelësin e paqes në një familje me njerk apo njerkë. (A E PËRÇAJNË SHTËPINË TUAJ SYNIMET MATERIALE?
26. Në cilat mënyra mund ta ndajnë një familje problemet dhe qëndrimet në lidhje me gjërat materiale?
26 Problemet dhe qëndrimet në lidhje me gjërat
materiale, mund t’i ndajnë familjet në shumë mënyra. Mjerisht, disa familje janë prishur nga zënkat për paratë dhe nga dëshira për t’u pasuruar, apo të paktën për të vënë edhe ca para më tepër. Ndarjet mund të lindin kur të dy bashkëshortët kanë një punë në botë dhe kultivojnë qëndrimin «paratë e mia, paratë e tua». Edhe nëse zënkat janë shmangur, kur të dy bashkëshortët punojnë, mund ta shohin veten me një program të tillë, që u lë shumë pak kohë për njëri-tjetrin. Një prirje në rritje që vërehet në botë, është që baballarët të jetojnë larg familjeve të tyre për periudha të gjata, muaj apo edhe vite, me qëllim që të fitojnë më shumë para nga sa do të mund të fitonin në shtëpi. Kjo mund të çojë në probleme shumë serioze.27. Cilat janë disa parime që mund të ndihmojnë një familje nën presion financiar?
27 Asnjë ligj nuk mund të vendoset për trajtimin e këtyre situatave, pasi familje të ndryshme duhet të ndeshen me presione dhe nevoja të ndryshme. Gjithsesi, Bibla mund të vijë në ndihmë. Për shembull, Proverbat 13:10 tregon se grindjet e panevojshme disa herë mund të shmangen «duke u këshilluar së bashku». (BR) Kjo nuk do të thotë vetëm të shprehësh pikëpamjet personale, por edhe të kërkosh këshilla e të shohësh se ç’mendon për këtë çështje edhe personi tjetër. Për më tepër, vendosja e një buxheti realist mund të ndihmojë në unifikimin e përpjekjeve të familjes. Ndonjëherë është e nevojshme, ndoshta përkohësisht, që të dy bashkëshortët të punojnë jashtë shtëpisë, për t’u kujdesur për shpenzimet e larta, sidomos nëse kanë fëmijë apo vartës të tjerë. Nëse puna është kështu, burri duhet ta sigurojë gruan se ende ka kohë për të. Bashkë me fëmijët, ai mund të ndihmojë me dashuri në disa punë që ajo normalisht mund t’i ketë kryer vetëm.—Filipianëve 2:1-4.
28. Nëse zbatohen, cilët përkujtues do ta ndihmojnë një familje që të punojë drejt unitetit?
28 Megjithatë, mbani ndër mend që edhe pse paratë janë të nevojshme në këtë sistem gjërash, ato nuk sjellin lumturi. Sigurisht që nuk japin jetë. (Eklisiastiu 7:12) Në të vërtetë, mbitheksimi i gjërave materiale mund të shkaktojë rrënim frymor dhe moral. (1. Timoteut 6:9-12) Sa mirë është të kërkojmë së pari Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij, me sigurinë që do të kemi bekimet e tij në përpjekjet tona për të pasur gjërat e nevojshme në jetë! (Mateu 6:25-33; Hebrenjve 13:5) Duke mbajtur në radhë të parë interesat frymore dhe duke kërkuar para së gjithash paqen me Perëndinë, mund të shikoni se shtëpia juaj, edhe pse e ndarë nga disa rrethana, do të bëhet vërtet e bashkuar në gjërat më të rëndësishme.