Psalmet 98:1-9

  • Jehovai, Shpëtimtar dhe Gjykatës i drejtë

    • Shpëtimi nga Jehovai është bërë i njohur (2, 3)

Këngë. 98  Këndojini Jehovait një këngë të re,+sepse ka bërë gjëra të mrekullueshme.+ Me të djathtën e tij, po, me krahun e tij të shenjtë ka sjellë shpëtim.*+   Jehovai e ka treguar qartë se është shpëtimtar;+para kombeve e ka shpalosur drejtësinë e vet.+   Shtëpisë së Izraelit s’ka harruar t’i tregojë dashuri* dhe besnikëri.+ Të gjitha skajet e tokës e kanë parë shpëtimin* që sjell Perëndia ynë.+   Brohoritni triumfues për Jehovain, të gjithë ju banorë të tokës! Jini të gëzuar, lëshoni britma hareje e këndoni lavde!*+   Me harpë këndojini lavde Jehovait! Po, nën tingujt e harpës këndojini një këngë të bukur!   Nën tingujt e trumbetave e të bririt+brohoritni triumfues para Jehovait, Mbretit!   Le të gjëmojë deti e çdo gjë që mban ai! Le të brohorasë toka dhe tërë banorët e saj!   Le të duartrokasin lumenjtë! Le të lëshojnë britma të gëzuara të gjitha malet bashkë+   para Jehovait, sepse ai po vjen* të gjykojë tokën. Ai do ta gjykojë tokën e banuar me drejtësi+dhe gjithë popujt me paanësi.+

Shënimet

Ose «fitore».
Ose «fitoren».
Ose «dashuri besnike».
Ose «luani melodi!»
Ose «ka ardhur».