Psalmet 9:1-20

  • Shpallen veprat e mrekullueshme të Perëndisë

    • Jehovai, strehë e sigurt (9)

    • Ata që njohin emrin e Perëndisë kanë besim tek ai (10)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në muth-laben.* Këngë e Davidit. א [Alef] 9  O Jehova, me gjithë zemër do të të lëvdoj,për tërë veprat e tua të mrekullueshme do të flas!+   Falë teje do të gëzoj e do të ngazëlloj,për emrin tënd, o Më i Larti, lavde do të këndoj!*+ ב [Beth]   Kur armiqtë e mi të sprapsen,+para teje do të bien e do të shuhen krejt,   sepse ti e mbron çështjen time të drejtë,ti gjykon me drejtësi tek rri ulur në fronin tënd.+ ג [Gimel]   Ke qortuar kombe,+ ke shkatërruar të ligjtë,emrin ua ke fshirë në jetë të jetëve.   Armikun e shkatërrove njëherë e mirëdhe me themel qytetet ia shkule,ndaj çdo kujtim i tij do të bjerë në harresë.+ ה [He]   Por Jehovai rri ulur në fron përgjithmonë;+të patundur e ka bërë fronin, që me drejtësi të gjykojë.+   Po, me drejtësi do ta gjykojë botën*+e për kombet, vendime të drejta gjyqësore do të japë.+ ו [Ua]   Jehovai do të bëhet strehë* e sigurt për të shtypurit,+një strehë e sigurt në kohë vuajtjesh.+ 10  Ata që e njohin emrin tënd, do të kenë besim te ti.+ Ti, o Jehova, nuk do t’i braktisësh kurrë ata që të kërkojnë.+ ז [Zajin] 11  Këndojini lavde Jehovait që banon në Sion! Shpallni mes popujve bëmat e tij!+ 12  Ai do t’i kujtojë të munduarit dhe për gjakun e tyre do të marrë hak;+jo, klithmën e tyre për ndihmë s’ka për ta harruar.+ ח [Heth] 13  O Jehova, ji zemërmirë me mua! Shih sa po vuaj nga ata që më urrejnë! Ti më nxjerr nga portat e vdekjes,+ 14  që në portat e bijës së Sionittë shpall gjithë bëmat e tua të lavdishme+e për dorën tënde shpëtimtare të gëzoj.+ ט [Teth] 15  Kombet janë plandosur në gropën që vetë hapën,këmbët u kanë ngecur në rrjetën që vetë fshehën.+ 16  Jehovai njihet nga gjykimet që jep.+ Të ligun e kanë zënë në lak veprat e duarve të veta.+ Higaion.* (Selah) י [Jod] 17  Të ligjtë do të sprapsen e do të shkojnë drejt Varrit,*po, të gjitha kombet që e harrojnë Perëndinë. 18  Por të varfrit nuk do të lihen në harresë përgjithnjë,+as zemërbutëve s’do t’u shuhen kurrë shpresat.+ כ [Haf] 19  Ngrihu, o Jehova! Mos e lër vdekatarin të triumfojë. U gjykofshin kombet para syve të tu!+ 20  Futju tmerrin, o Jehova!+ Le ta marrin vesh kombet që s’janë veçse vdekatarë. (Selah)

Shënimet

Ose «do të luaj melodi».
Ose «tokën».
Ose «kala».
Ose «Sheolit», pra, varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.