Psalmet 81:1-16
Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Psalm i Asafit.+
81 Këndojini me gëzim Perëndisë, forcës sonë.+
Brohoritni triumfues për Perëndinë e Jakobit.
2 Nisjani një kënge e merrni dajren,nën tingujt e ëmbël të harpës e të instrumentit me tela.
3 Bjerini bririt kur të jetë hëna e re,+kur të jetë hëna e plotë, për ditën e festës sonë.+
4 Se ky është një dekret për Izraelin,një vendim gjyqësor nga Perëndia i Jakobit.+
5 Ai ia dha Jozefit si përkujtues+ kur u ngrit kundër Egjiptit;+atje dëgjuam një zë, por s’e kuptuam kush foli:*
6 «Ta hoqa barrën nga shpatullat,+t’i hoqa shportat nga duart.
7 Ti më thirre kur ishe në pikë të hallit, e unë të çlirova;+nga reja e shtrëngatës,* t’u përgjigja;+tek ujërat e Meribës,* të vura në provë.+ (Selah)
8 Dëgjo, o populli im, dhe unë do të të këshilloj.
Ah, sa do të doja të më dëgjoje, o Izrael!+
9 Mes teje nuk do të kishte asnjë perëndi tjetër;para një perëndie të huaj, nuk do të përkuleshe.+
10 Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të nxori nga Egjipti.+
Veç hape gojën, e unë do të të ngop me të mira.+
11 Por populli im nuk ia vuri veshin zërit tim;Izraeli nuk donte të më nënshtrohej.+
12 Prandaj i lashë të ndiqnin zemrën e tyre të pabindur,dhe ata ecën sipas kokës së tyre.*+
13 Ah, sa do të doja që populli im të më dëgjonte!+
Ah, sa do të doja që Izraeli të ecte në udhët e mia!+
14 Armiqtë e tij do t’i mposhtja sa hap e mbyll sytë;ndaj kundërshtarëve të tij do ta ngrija dorën.+
15 Ata që e urrejnë Jehovain, do të struken kokulur para tij;fundi i tyre* do të jetë i përjetshëm.
16 Kurse ty,* ai do të të ushqejë me grurin më të mirë,*+me mjaltin që pikon nga shkëmbi,+ do të ta kënaqë shpirtin.»
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «dëgjuam një gjuhë që nuk e kuptuam».
^ Do të thotë «grindje».
^ Fjalë për fjalë «nga vendi i fshehtë i bubullimës».
^ Fjalë për fjalë «këshillave të tyre».
^ Ose «koha e katastrofës së tyre».
^ Fjalë për fjalë «atë», pra, popullin e Perëndisë.
^ Fjalë për fjalë «dhjamin e grurit».