Psalmet 71:1-24
71 Te ti, o Jehova, kam gjetur strehë,ndaj mos lejo kurrë të turpërohem!+
2 Për hir të drejtësisë sate më shpëto e më çliro!
Ktheje veshin nga unë* dhe më shpëto!+
3 Bëhu për mua një fortesë mbi shkëmb,një fortesë ku mund të gjej strehë përherë.
Jep urdhër që dikush të më shpëtojë,sepse ti je shkrepi im, kalaja ime.+
4 O Perëndia im, më shpëto nga dora e të ligut,+nga kthetrat e atij që më shtyp e më mundon,
5 sepse ti je shpresa ime, o Zotëri Sovran Jehova;te ti kam besuar* që nga rinia.+
6 Te ti jam mbështetur që në bark të nënës,ti vetë më nxore nga barku i nënës sime,+ndaj përherë ty të lëvdoj.
7 Për sytë e shumë njerëzve jam si një mrekulli,por unë e di se veç ti je streha ime e fortë.
8 Nga goja më burojnë lëvdime për ty,+e gjithë ditën e ditës për madhështinë tënde flas.
9 Mos më flak tej në pleqëri,+jo, mos më braktis kur të më lënë fuqitë.+
10 Armiqtë e mi flasin kundër meje;edhe ata që më janë qepur për të më marrë jetën,thurin së bashku komplote+ e thonë:
11 «Perëndia e ka braktisur.
Ndiqeni këmba-këmbës dhe kapeni, se s’ka kush ta shpëtojë.»+
12 O Perëndi, mos më rri larg!
O Perëndia im, nxito të më vish në ndihmë!+
13 U turpërofshin e marrshin fund të gjithë ata që më vihen kundër!+
I mbuloftë poshtërimi dhe çnderimi të gjithë ata që duan të më bëjnë keq!+
14 Por unë do të të pres përherëe do të të lëvdoj gjithnjë e më shumë.
15 Me gojën time do t’i bëj jehonë drejtësisë sate,+tërë ditën e ditës për dorën tënde shpëtimtare do të flas,ndonëse rastet kur ke sjellë shpëtimjanë ku e ku më shumë nga sa mund të numëroj.*+
16 Do të flas për bëmat e tua të fuqishme, o Zotëri Sovran Jehova!
Drejtësinë tënde do të shpall, po, vetëm drejtësinë tënde.
17 O Perëndi, ti më ke mësuar që nga rinia,+ndaj s’pushoj së foluri edhe sot e kësaj dite për veprat e tua të mrekullueshme.+
18 Edhe kur të jem i plakur e flokëzbardhur, o Perëndi, mos më braktis!+
Më lër t’i tregoj brezit tjetër për krahun tënd të fuqishëmdhe të gjithë atyre që do të vijnë, për fuqinë tënde.+
19 Drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri lart në qiej,+ti ke bërë sa e sa gjëra madhështore.
Kush është si ti, o Perëndi?!+
20 Ndonëse prej teje kam kaluar shumë vuajtje e të zeza,+përtërimi forcat, rigjallëromë sërish!
Më nxirr nga skutat e thella* të tokës!+
21 Më kthe sërish lavdinë që kisha!
Më mbështill me krahët e tu të fuqishëm e më ngushëllo!
22 Atëherë do të të përlëvdoj me instrumentin me tela,e për besnikërinë tënde, o Perëndia im,+ do të të lëvdoj!
O i Shenjti i Izraelit, për ty do të këndoj lavde* me harpë!
23 Buzët e mia do të lëshojnë britma gëzimisa herë të këndoj lavde për ty,+sepse ti më ke shpëtuar jetën.*+
24 Me gojën time, drejtësisë sate do t’i bëj jehonë* tërë ditën e ditës,+sepse ata që duan të më rrënojnë, do të turpërohen e do të poshtërohen.+
Shënimet
^ Ose «Përkulu e më dëgjo».
^ Ose «siguria ime».
^ Ose «të rrok me mendje».
^ Ose «ujërat e thella».
^ Ose «do të luaj melodi».
^ Fjalë për fjalë «më ke shpenguar shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «për drejtësinë tënde do të flas nën zë».