Psalmet 70:1-5
-
Kërkesë e ngutshme për ndihmë
-
«Vepro shpejt për mua» (5)
-
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit si përkujtues.*
70 Më shpëto, o Perëndi!
O Jehova, nxito të më ndihmosh!+
2 U turpërofshin e iu nxiftë faqja
atyre që më janë qepur për të më marrë jetën!
U zmbrapsshin të poshtëruarata që kënaqen për të keqen time!
3 U zmbrapsshin të turpëruar ata që thonë:
«Ah, sa mirë! Sa mirë!»
4 Por ata që të kërkojnë,ngazëllofshin e gëzofshin falë teje!+
Ata që e duan dorën tënde shpëtimtare, thënçin gjithnjë:
«U madhëroftë Perëndia!»
5 O Perëndi, jam krejt i pambrojtur e i varfër.+
O Perëndi, vepro shpejt për mua!+
Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im.+
Mos vono, o Jehova!+
Shënimet
^ Ose «për t’u kujtuar».