Psalmet 66:1-20
Për mjeshtrin e korit. Këngë.
66 Mbarë toka le të brohorasë triumfuese për Perëndinë!+
2 Këndojini lavde* emrit të tij të madhërishëm!
Përlëvdojeni e me lavdi mbulojeni!+
3 I thoni Perëndisë: «Sa të mahnitshme janë veprat e tua!+
Prej forcës sate të pakufishme,armiqtë kanë për t’u strukur kokulur para teje.+
4 Mbarë toka do të përkulet para teje;+ajo do të këndojë lavde për ty,po, për emrin tënd lavde do të këndojë.»+ (Selah)
5 Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!
Sa të mahnitshme janë veprat që bën ai mes bijve të njerëzve!+
6 Në tokë të thatë e shndërroi detin;+më këmbë kaluam lumin+ e falë Tij atje gëzuam.+
7 Me fuqinë e tij ai mbretëron në jetë të jetëve,+e me sytë e tij vëzhgon gjithë kombet,+
ndaj kokëfortët të mos e lartësojnë veten.+ (Selah)
8 Lëvdoni Perëndinë tonë, o popuj!+
E lëvdofshi dhe kumbofshin zërat tuaj kudo!
9 Ai na e mban shpirtin gjallë+e nuk lejon të na merren këmbët.+
10 Se ti, o Perëndi, na ke hetuar+e na ke rafinuar krejt si argjendi.
11 Na ke zënë në një rrjetë gjuetiee mbi kurriz* na ke vënë barrë të rënda.
12 Vdekatarin e lejove që mbi kokat tona të kalëronte;përmes zjarrit e përmes ujit kaluame më pas, në një vend ku gjetëm prehje na çove.
13 Me blatime të plota të djegura do të vij në shtëpinë tënde;+do t’i mbaj zotimet që kam marrë para teje,+
14 gjithë premtimet që bëra me buzët e mia,+që dolën nga goja ime kur e kisha punën pisk.
15 Kafshë të majme do të të paraqit si blatime të djegura,si edhe tymin e deshve të blatuar;plot dema dhe cjep për ty do të flijoj. (Selah)
16 Ejani e dëgjoni, të gjithë ju që nderoni thellësisht Perëndinë,*ejani e do t’ju tregoj ç’ka bërë ai për mua.+
17 E çela gojën e për ndihmë i thirra;me buzët e mia* e përlëvdova.
18 Po të kisha bluar ndonjë të keqe në zemër,Jehovai nuk do të më kishte dëgjuar.+
19 Por në të vërtetë Perëndia më dëgjoi+e lutjes sime i kushtoi vëmendje.+
20 Lëvduar qoftë Perëndia, që nuk i mbylli veshët ndaj lutjes sime,që dashurinë e tij besnike nuk ma kurseu!
Shënimet
^ Ose «Luani melodi».
^ Fjalë për fjalë «në mes».
^ Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Perëndisë». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «me gjuhën time».