Psalmet 60:1-12
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambaku i përkujtuesit». Miktam.* Psalm i Davidit. Për mësim. Kur luftoi kundër Aram-Naharaimit e kundër Aram-Zobahut, dhe kur Joabi u kthye dhe vrau 12.000 edomitë në Luginën e Kripës.+
60 O Perëndi, ti na hodhe poshtë, na shpartallove krejt,+ se ishe zemëruar me ne;por tani, të lutem, na prano sërish.
2 Ti e shkunde tokën, e çave mes për mes;të lutem, mbyllja të çarat, se është buzë shembjes.
3 Ti solle mbi popullin tënd shumë vështirësi;ti na dhe verë e ne u trullosëm.+
4 Jepu* sinjal atyre që kanë nderim të thellë për ty,*që t’ia mbathin e t’i shmangen harkut. (Selah)
5 Çlirona me të djathtën tënde dhe na u përgjigj,që të shtrenjtët e tu të shpëtojnë!+
6 Perëndia, i Shenjti,* tha:
«Do të ngazëlloj e Sikemin do ta kaloj si trashëgimi;+do ta mat luginën* e Sukotit e do ta jap si pronë.+
7 Galadi është imi, sikurse Manaseu;+Efraimin e kam si helmetë* për kokën,Judën, si shkop komandanti.+
8 Moabi është legeni ku laj këmbët,+në Edom do të hedh sandalen time,+e për disfatën e Filistisë do të brohoras triumfues.»+
9 Kush do të më çojë drejt fitores kundër qytetit të rrethuar?*
Kush do të më prijë kundër Edomit?+
10 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë?!
Ti, o Perëndia ynë, që nuk marshon më me ushtritë tona?!+
11 Na ndihmo në kohë të vështirë,sepse është e kotë të presësh shpëtimin nga njeriu.+
12 Falë Perëndisë do të marrim fuqi,+dhe ai vetë do t’i shkelë me këmbë kundërshtarët tanë.+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «Ti u ke dhënë».
^ Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «ultësirën».
^ Një mundësi tjetër «në vendin e tij të shenjtë».
^ Fjalë për fjalë «fortesë».
^ Një mundësi tjetër «të fortifikuar?»