Psalmet 6:1-10

  • Kërkesë që Perëndia të tregohet zemërmirë

    • Të vdekurit s’lëvdojnë Perëndinë (5)

    • Perëndia i dëgjon përgjërimet (9)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela, të akorduara në sheminith.* Këngë e Davidit. 6  O Jehova, mos më korrigjo gjithë zemërim,mos më ndreq me tërbim!+   Ji zemërmirë me mua,* o Jehova, se po sfilitem! Jepmë forcë, o Jehova,+ se po më dridhen gjunjët!   Po, o Jehova, më ther shpirti,+ndaj të pyes: «Deri kur?!»+   Kthehu, o Jehova, e më çliro!+ Më shpëto për hir të dashurisë sate besnike,+   sepse kush do të të zërë në gojë* i vdekur?! Kush do të të lëvdojë në Varr?!*+   Ma lodhën shpirtin gjithë këto rënkime;+me lot e mbuloj shtratin tim tërë natën,*me të qara e mbyt krevatin.+   Sytë më janë tretur nga pikëllimi,+më janë shuar* se të gjithë më bien në qafë.   Shporruni të gjithë ju që bëni veç keq,se Jehovai do ta dëgjojë ngashërimin tim;+   Jehovai do ta dëgjojë përgjërimin tim;+Jehovai do ta pranojë lutjen time. 10  Tërë armiqtë e mi do të shtangen e me turp do të mbulohen,dhe befas të poshtëruar do të sprapsen.+

Shënimet

Ose «Ki mëshirë për mua».
Ose «Sheol?!», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «do të të kujtojë».
Ose «në lot noton tërë natën shtrati im».
Ose «plakur».