Psalmet 57:1-11
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.* Kur u fsheh në shpellë për shkak të Saulit.+
57 Ji zemërmirë, o Perëndi, ji zemërmirë me mua,sepse te ti gjej strehë;+nën hijen e krahëve të tu do të fshihem derisa të kalojnë telashet.+
2 Unë i thërras Perëndisë, Më të Lartit,Perëndisë së vërtetë që u jep fund telasheve të mia.
3 Nga qielli ai do të më sjellë ndihmë e do të më shpëtojë;+ai vetë do t’i pengojë ata që më kafshojnë pareshtur; (Selah)Perëndia do të tregojë dashurinë* dhe besnikërinë e tij.+
4 Mes luanëve gjendem i rrethuar,+ndaj s’më mbetet veçse të shtrihem mes gllabëruesve,që dhëmbët i kanë si heshta e shigjeta,dhe gjuhën si shpatë të mprehtë.+
5 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+
6 Armiqtë kanë përgatitur një rrjetë për të më zënë këmbët,+ndaj nga ankthi jam kërrusur i tëri;+më kanë hapur një gropë në shtegun ku po shkoja,por brenda ranë ata vetë.+ (Selah)
7 Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi!+
Po, e palëkundur është zemra ime!
Për ty do të këndoj dhe do të luaj melodi.
8 Zgjohu, gjithë ti, o qenia ime!*
Zgjohu, o instrument me tela! Zgjohu edhe ti, o harpë!
Se me këngën time agimin do të zgjoj.+
9 Mes popujve do të të përlëvdoj, o Jehova,+mes kombeve për ty lavde do të këndoj!*+
10 Se dashuria jote besnike është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+besnikëria jote deri në kupën qiellore.
11 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «dashurinë e tij besnike».
^ Fjalë për fjalë «lavdia ime!»
^ Ose «do të luaj melodi!»