Psalmet 50:1-23
Këngë e Asafit.+
50 Perëndia i perëndive, Jehovai,*+ ka folur;mbarë tokën pranë vetes thërretqë nga lindja deri në perëndim.
2 Perëndia hedh dritë nga Sioni,nga përsosmëria e bukurisë.+
3 Perëndia ynë do të vijë dhe s’ka për të heshtur.+
Përpara tij flakëron një zjarr që përpin,+rreth e qark tij një stuhi e tërbuar ngrihet.+
4 Qiejt dhe tokën pranë vetes thërret,+që popullin e tij të gjykojë:+
5 «Mblidhini pranë meje besnikët e mi,ata që me anë të një flijimi bëjnë një besëlidhje me mua.»+
6 Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,sepse vetë Perëndia është Gjykatës.+ (Selah)
7 «Më dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas;o Izrael, kundër teje kam për të dëshmuar.+
Unë jam Perëndia, po, Perëndia yt.+
8 Nuk do të të qortoj për flijimet e tua,as për blatimet e djegura që m’i vë gjithnjë përpara syve.+
9 Nuk kam nevojë për ndonjë dem nga shtëpia jote,as për ndonjë cjap nga vatha jote,+
10 sepse çdo kafshë e pyllit më përket mua,+madje mijëra e mijëra kafshë nëpër male.
11 Unë i njoh mirë tërë zogjtë e malit+dhe kafshët e panumërta të tokës janë të miat.
12 Po të kisha uri, nuk do të të kërkoja bukë ty,sepse mua më përket toka dhe gjithçka në të.+
13 Mos kam nevojë të ha mishin e demave?!
Mos kam nevojë të pi gjakun e cjepve?!+
14 Jepi Perëndisë falënderime si flijim+dhe plotësoji zotimet që i ke bërë Më të Lartit.+
15 Më thërrit për ndihmë në ditë halli,+se unë do të të shpëtoj, dhe ti do të më japësh lavdi.»+
16 Kurse të ligut Perëndia do t’i thotë:
«Ç’të drejtë ke ti të zësh në gojë rregullat e mia+a të flasësh për besëlidhjen time?!+
17 Se ti e urren disiplinën*dhe u kthen shpinën fjalëve të mia.+
18 Hajdutëve u fërkon krahët* kur i sheh,+dhe me kurorëshkelësit* bëhesh shok.
19 Me gojën tënde mbjell veç ligësie nga gjuha s’të shqiten mashtrimet.+
20 Ti ulesh e përflet vëllanë tënd,+përlyen emrin* e birit të nënës sate.
21 Kur i bëre këto gjëra,unë ndenja në heshtje,ndaj kujtove se isha tamam si ti.
Por tani do të të korrigjojdhe do ta parashtroj çështjen time kundër teje.+
22 Ju lutem, ju që më harroni mua, Perëndinë tuaj,+mendohuni mirë për këtë që po ju them,që të mos ju bëj copë-copë e të mos ketë kush t’ju shpëtojë.
23 Ai që më jep falënderime si flijim, më jep lavdi;+
ai që ndjek udhën e drejtë pa u lëkundur,ka për të parë shpëtimin që vjen nga Perëndia.»+
Shënimet
^ Ose «Perëndia Jehova, Hyjnori».
^ Ose «udhëzimin».
^ Ose «ata që kryejnë tradhti bashkëshortore».
^ Një mundësi tjetër «u bashkohesh».
^ Ose «nxjerr në shesh të metat».