Psalmet 45:1-17

  • Martesa e mbretit të mirosur

    • Fjalë të këndshme (2)

    • «Perëndia është froni yt në jetë të jetëve» (6)

    • Mbreti digjet nga dëshira për bukurinë e nuses (11)

    • Bijtë si princa në mbarë tokën (16)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambakët». Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil.* Këngë dashurie. 45  Zemra më brof nga diçka e bukurdhe kënga ime flet* për një mbret.+ Qoftë gjuha ime si pena*+ e një kopisti* të zotë!+   Ti je më i hijshmi ndër bijtë e njerëzve, o mbret. Sa të këndshme janë fjalët e buzëve të tua!+ Ja pse Perëndia të ka bekuar për gjithë përjetësinë.+   Ngjishe shpatën+ në brez, o luftëtar i fuqishëm!+ Vishu me lavdi e shkëlqim!+   Me shkëlqimin tënd marsho drejt fitores!*+ Kalëro në mbrojtje të së vërtetës, të përulësisë e të drejtësisë!+ Dora jote e djathtë do të realizojë* gjëra madhështore.   Nga shigjetat e tua të mprehta,popujt do të bien në këmbët e tua,+ o mbret;armiqve të tu kanë për t’ua shpuar zemrën tejpërtej.+   Perëndia është froni yt në jetë të jetëve;+skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.+   Ti e deshe drejtësinë+ dhe e urreve ligësinë.+ Ja pse Perëndia, Perëndia yt, të mirosi*+ me vaje të mbushi me më shumë gëzim*+ se mbretërit e tjerë.   Të gjitha rrobat e tua janë të parfumuara me mirrë, dru aloe* dhe kasi;nga pallati madhështor i fildishtë,tingujt e instrumenteve me tela ta mbushin zemrën me gëzim.   Bijat e mbretërve janë mes zonjave të oborrit tënd mbretëror. Mbretëresha e stolisur me ar Ofiri+ ka zënë vend në të djathtën tënde. 10  Dëgjo, o bijë, mbaj vesh e kushto vëmendje:harroje popullin dhe shtëpinë e atit tënd. 11  Mbreti do të digjet nga dëshira për bukurinë tënde;ai është zotëria yt, ndaj përkulu thellë para tij! 12  Bija e Tirit do të vijë me një dhuratë;më të pasurit do të kërkojnë pëlqimin tënd.* 13  Brenda pallatit mbretëror,* bija e mbretit duket tejet madhështore;rrobat i ka të stolisura* me ar. 14  Do ta çojnë te mbreti me veshje madhështore;*para tij* do të sjellin virgjëreshat që e shoqërojnë. 15  Plot gëzim e hare do t’i sjellin,e në pallatin e mbretit ato do të hyjnë. 16  Bijtë e tu, o mbret, do të zënë vendin e paraardhësve të tu;ti do t’i emërosh si princa të mbarë tokës.+ 17  Unë do t’ua bëj të njohur emrin tënd gjithë brezave që do të vijnë;+ja pse popujt do të të lëvdojnë në jetë të jetëve.

Shënimet

Fjalë për fjalë «veprat e mia flasin».
Fjalë për fjalë «kunji». Shih Fjalorthin.
Ose «skribi».
Ose «suksesit!»
Fjalë për fjalë «do të të mësojë».
Ose «me vajin e ngazëllimit më shumë».
Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.
Fjalë për fjalë «do të zbutin fytyrën tënde».
Fjalë për fjalë «Brenda shtëpisë».
Fjalë për fjalë «të qëndisura».
Një mundësi tjetër «të qëndisura».
Fjalë për fjalë «teje».