Psalmet 3:1-8

  • Besim te Perëndia edhe në rrezik

    • ‘Pse kaq shumë armiq?’ (1)

    • «Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!» (8)

Këngë e Davidit kur po ia mbathte nga i biri, Absalomi.+ 3  O Jehova, pse kam kaq shumë armiq?+ Pse ngrihen kundër meje gjithë këta?+   Shumë thonë për mua:* «Perëndia nuk do ta shpëtojë.»+ (Selah)*   Por ti, o Jehova, më qëndron si mburojë në çdo anë;+ti je lavdia ime,+ Ai që ma ngre kokën lart.+   Jehovait do t’i thërras me gjithë shpirt,e nga mali i tij i shenjtë ai do të më përgjigjet.+ (Selah)   Do të bie në shtrat të flee do të zgjohem shëndoshë e mirë,sepse Jehovai ende më mbështet.+   Nuk kam frikë nga ata dhjetëra mijë,nga armiqtë që më rrethojnë nga çdo anë.+   Ngrihu, o Jehova! Më shpëto,+ o Perëndia im! Thyejua nofullat tërë armiqve të mi! Thyejua dhëmbët të ligjve!+   Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!+ Bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! (Selah)

Shënimet

Ose «për shpirtin tim».