Psalmet 17:1-15
Lutje e Davidit.
17 O Jehova, dëgjoje përgjërimin tim për drejtësi!
Kushtoji vëmendje britmës sime për ndihmë!
Vërja veshin lutjes sime të sinqertë!+
2 Marrsh një vendim të drejtë për mua!+
Sytë e tu pafshin atë që është e drejtë!
3 Ti ma ke shqyrtuar zemrën, natën më ke vëzhguar.+
Ti më ke rafinuar+ dhe ke parë se nuk kam kurdisur asnjë të keqe,e nga goja ime s’ka dalë asgjë e ligë.
4 Njerëzit të bëjnë ç’të duan,por unë s’kam për të vënë këmbë në shtegun e kusarëve,se fjalëve të tua ua vë veshin.+
5 Qëndrofshin hapat e mi në shtigjet e tua,që të mos më merren këmbët!+
6 Ty të thërras, o Perëndi, se e di që do të më përgjigjesh!+
Ktheje veshin nga unë!* Kushtoju vëmendje fjalëve të mia!+
7 Tregoje dashurinë tënde besnike me veprat e tua të mrekullueshme,+o Shpëtimtar i atyre që në të djathtën tënde kërkojnë strehëpër të shpëtuar nga ata që ngrenë krye kundër teje!
8 Më ruaj si bebëzën e syrit,+më fshih nën hijen e krahëve të tu.+
9 Më mbro nga të ligjtë që më sulmojnë,nga armiqtë e mi të betuar që më rrethojnë.+
10 Zemrat u janë bërë të pandjeshme,*e nga goja u dalin veç fjalë arrogante.
11 Tani na rrethojnë ngado,+mezi presin rastin të na rrënojnë;*
12 janë si luanë që pre kërkojnë të shqyejnë,si luanë të rinj që zënë pusí.
13 Ngrihu, o Jehova!
Përballu me ta+ dhe rrëzoji!
Me shpatën tënde më shpëto nga të ligjtë!
14 O Jehova, më shpëto me dorën tënde të fuqishme,nga njerëzit e kësaj bote* që vetëm për të sotmen jetojnë,*+nga ata që ngopen me gjërat e tua të mira+e që ua lënë trashëgiminë fëmijëve të tyre.
15 Kurse unë do të gëzoj miratimin tënd* për hir të drejtësisë sime;më kënaqet shpirti veç të zgjohem në praninë tënde.*+
Shënimet
^ Ose «Përkulu dhe më dëgjo!»
^ Ose «u kanë zënë dhjamë».
^ Ose «të na shembin përdhe».
^ «e këtij sistemi».
^ Ose «që e marrin pjesën e vet në këtë jetë».
^ Fjalë për fjalë «do të shoh fytyrën tënde».
^ Ose «kur të shoh».