Psalmet 136:1-26

  • Dashuria besnike e Jehovait zgjat përjetë

    • Qiejt dhe toka janë bërë me mjeshtëri (5, 6)

    • Faraoni vdiq në Detin e Kuq (15)

    • Perëndia i kujton ata që ndihen përtokë (23)

    • I jep ushqim çdo krijese (25)

136  Falënderoni Jehovain, se është i mirë;+dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+   Falënderoni Perëndinë e perëndive,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.   Falënderoni Zotërinë e zotërinjve,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.   Vetëm ai bën mrekulli të mëdha,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+   Qiejt i bëri me mjeshtëri,*+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.   Ai e shpalosi tokën sipër ujërave,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.   Ai bëri ndriçuesit e mëdhenj,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,   bëri diellin, që të sundonte ditën,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë,   bëri hënën dhe yjet, që të sundonin natën,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 10  Të parëlindurit e Egjiptit i vrau,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 11  Ai e nxori Izraelin nga ai vend,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë, 12  e nxori Izraelin me dorë të fortë+ dhe me krah të fuqishëm,*se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 13  Detin e Kuq më dysh* e ndau,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 14  Ai e kaloi Izraelin përmes tij,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 15  Faraonin dhe ushtrinë e tij i plandosi në Detin e Kuq,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 16  Popullit të vet i priu përmes shkretëtirës,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 17  Ai shpartalloi mbretër të mëdhenj,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 18  Mbretër të fuqishëm vrau,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë, 19  vrau Sihonin,+ mbretin e amoritëve,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë, 20  dhe Ogun,+ mbretin e Bashanit,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 21  Vendin e tyre ia dha popullit të vet si trashëgimi,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë, 22  po, ia dha si trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të vet,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 23  Ai u kujtua për ne kur ishim përtokë,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+ 24  Sa e sa herë na çliroi nga duart e armikut,+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 25  Ai i jep ushqim çdo krijese,*+se dashuria e tij besnike zgjat përjetë. 26  Falënderoni Perëndinë e qiejve,se dashuria e tij besnike zgjat përjetë!

Shënimet

Ose «mençuri».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Fjalë për fjalë «në pjesë».
Fjalë për fjalë «çdo mishi».