Psalmet 130:1-8

  • «Në kulmin e dëshpërimit të thërras»

    • «Po t’i mbaje sytë te fajet» (3)

    • Jehovai fal me të vërtetë (4)

    • «Pres me padurim Jehovain» (6)

Këngë e ngjitjeve. 130  Në kulmin e dëshpërimit* të thërras, o Jehova!+   O Jehova, dëgjoje zërin tim! Ktheje veshin ndaj përgjërimeve të mia për ndihmë!   Po t’i mbaje sytë te* fajet, o Jah,*kush do të mbetej në këmbë,+ o Jehova?!   Ti fal me të vërtetë,+ja pse njerëzit të nderojnë thellësisht.*+   Te Jehovai shpresoj, e gjithë qenia ime shpreson tek ai,te premtimet e tua i var shpresat.   E pres me padurim Jehovain,+më me padurim se roja që pret mëngjesin,+po, më me padurim se roja që pret mëngjesin.   Izraeli le të presë Jehovain,sepse Jehovai është besnik në dashurinë e tij+dhe dëshiron me zjarr të shpengojë* popullin e vet.   Ai do ta shpengojë Izraelin nga tërë fajet.

Shënimet

Fjalë për fjalë «Nga thellësitë».
Ose «Po t’i mbaje llogari».
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Fjalë për fjalë «të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».