Psalmet 116:1-19
116 Sa e dua Jehovain,se zërin dhe përgjërimet m’i dëgjon!*+
2 Sa të kem jetë* do t’i lutem,se veshin nga unë e kthen.*+
3 Litarët e vdekjes më mbështollëne kthetrat e Varrit më mbërthyen.*+
Trishtimi dhe ankthi më pushtuan.+
4 Atëherë i thirra emrit të Jehovait:+
«O Jehova, më shpëto!»
5 Jehovai është i dhembshur* e i drejtë;+Perëndia ynë është i mëshirshëm.+
6 Jehovai i ruan njerëzit e papërvojë.+
Isha katandisur si mos më keq, por ai më shpëtoi.
7 Unë do të gjej paqe sërish,se Jehovai ka qenë i mirë me mua.
8 Nga kthetrat e vdekjes më shpëtoi,lotët m’i thau e nuk lejoi që të më merren këmbët.+
9 Unë do të eci para Jehovait në vendin e të gjallëve.
10 Kisha besim, ndaj fola,+edhe pse i zhytur në dëshpërim.
11 I mbërthyer nga paniku thashë:
«Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë.»+
12 Si t’ia kthej Jehovaitgjithë të mirat që më ka bërë?
13 Do të pi nga kupa e shpëtimit*dhe emrin e Jehovait do të lëvdoj.
14 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,po, do t’i mbaj para tërë popullit të tij.+
15 E shtrenjtë* është në sytë e Jehovaitvdekja e besnikëve të tij.+
16 Ty të përgjërohem, o Jehova,se jam shërbëtori yt,po, jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate.
Ti më ke çliruar nga vargonjtë e mi.+
17 Ty do të të bëj flijime falënderimi,+dhe emrin tënd, o Jehova, do të lëvdoj.
18 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,+po, do t’i mbaj para gjithë popullit të tij,+
19 në oborret e shtëpisë së Jehovait,+në mesin tënd, o Jerusalem!
Lëvdoni Jah!*+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «Mbushem me dashuri se Jehovai më dëgjon!»
^ Fjalë për fjalë «Gjithë ditët e jetës sime».
^ Ose «se ai përkulet për të më dëgjuar».
^ Fjalë për fjalë «vuajtjet e Sheolit më gjetën».
^ Ose «hirmadh».
^ Ose «Do të ngre kupën e shpëtimit të madh».
^ Fjalë për fjalë «E çmuar».
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.