Jobi 12:1-25
12 Atëherë Jobi iu përgjigj:
2 «Posi, veç ju i dini të gjitha,dhe mençuria do të marrë fund me ju!
3 Edhe unë kuptoj,* e nuk qëndroj më poshtë se ju.
E kush nuk i di këto gjëra?
4 Jam bërë qesharak për shokët e mi,+unë që i thërras Perëndisë për përgjigje.+
Po, një njeri i drejtë e i paqortueshëm është bërë gazi i botës.
5 Kush është rehat, i shpërfill hallete mendon se u bien vetëm atyre që u merren këmbët.*
6 Në tendat e grabitësve mbretëron paqja;+ata që provokojnë Perëndinë, janë të sigurt,+po, ata që e mbajnë në dorë perëndinë e tyre.
7 Por, pyet pak kafshët, e do të të mësojnë;pyet zogjtë e qiellit, e do të të tregojnë.
8 Kushtoji vëmendje* tokës, dhe do të të mësojë;edhe peshqit e detit do të ta tregojnë të vërtetën.
9 Cili nga tërë këta nuk e dise dora e Jehovait ka bërë gjithçka?
10 Po, ai ka në dorë jetën e çdo qenieje të gjallë*dhe frymën* e çdo njeriu.+
11 A nuk i peshon veshi fjalët,siç shijon gjuha* ushqimin?+
12 A nuk kanë mençuri të moshuarit,+dhe a nuk vjen me moshën aftësia për të kuptuar?*
13 Tek ai gjendet mençuria dhe fuqia;+atij i përket çdo qëllim dhe aftësia për të kuptuar.+
14 Atë që shemb ai, askush s’e rindërton dot;+atë që mbyll ai, askush s’e hap dot.
15 Kur i frenon ujërat, çdo gjë thahet;+kur i lëshon ato, toka përmbytet.+
16 Tek ai gjendet forca dhe mençuria praktike;+në dorë të tij është ai që ecën në rrugë të shtrembërdhe ai që çon në rrugë të shtrembër;
17 këshilltarët i bën të ecin këmbëzbathur,*dhe gjykatësit i bën të marrë.+
18 Liron vargonjtë që vënë mbretërit,+dhe atyre u lidh në mes rripin e skllavërisë.
19 Priftërinjtë i bën të ecin këmbëzbathur,+dhe ata që kanë zënë rrënjë në pozitat e tyre, i rrëzon.+
20 Këshilltarëve të besuar ua mbyll gojëndhe të moshuarve* ua heq gjykimin.
21 Mbi fisnikët zbraz përçmim+dhe të fuqishmit i rrëzon.*
22 Zbulon gjëra të thella të fshehura në errësirë+dhe terrin e nxjerr në dritë.
23 Kombet i bën të fuqishme që pastaj t’i shkatërrojë,u zgjeron kufijtë që pastaj t’i çojë në mërgim.
24 Krerëve të popullit ua heq arsyen*dhe i bën të enden në vende të shkreta pa shtigje.+
25 Ata kërkojnë qorrazi në errësirë,+ atje ku s’ka dritë;ai i bën të enden si të dehur.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «kam zemër».
^ Ose «që rrëshqasin».
^ Një mundësi tjetër «Foli».
^ Ose «shpirtin e çdo të gjalli».
^ Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «qiellza».
^ Ose «kuptueshmëria?»
^ Ose «i zhvesh nga çdo gjë».
^ Ose «pleqve».
^ Fjalë për fjalë «të fuqishmëve ua liron brezin».
^ Ose «aftësinë për të kuptuar». Fjalë për fjalë «zemrën».