Isaia 64:1-12
64 Ah, sikur t’i shqyeje qiejt e të zbrisje,që malet të dridheshin prej teje,
2 siç djeg zjarri shkarpatdhe e bën ujin të vlojë!
Atëherë emri yt do të bëhej i njohur për kundërshtarët e tu,kombet do të dridheshin prej teje.
3 Kur bëre gjëra të mahnitshme që as nuk i shpresonim,+ti zbrite dhe malet u drodhën prej teje.+
4 Që nga lashtësia asnjë nuk ka dëgjuar, askujt nuk i ka zënë veshie nuk i kanë parë sytë ndonjë Perëndi tjetër veç tejeqë të veprojë në dobi të atyre që plot shpresë* e presin.+
5 Ti i mirëpret ata që zbatojnë me gëzim drejtësinë,+ata që të kujtojnë e që ndjekin udhët e tua.
Ti u indinjove se ne vazhdonim të mëkatonim,+po, mëkatuam për një kohë të gjatë.
Pra, a e meritojmë të na shpëtosh?!
6 Të gjithë jemi bërë si një i papastërdhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si copë e përdorur gjatë menstruacioneve.+
Të gjithë do të fishkemi si gjethedhe fajet tona do të na çojnë larg si era.
7 Asnjë nuk e lëvdon emrin tënde asnjë nuk nxitet që të kapet pas teje,sepse i ke larguar sytë nga ne+dhe na lë të tretemi nga pesha* e fajit.
8 Megjithatë ti, o Jehova, je Ati ynë.+
Ne jemi argjila, dhe ti je Poçari ynë;*+që të gjithë jemi vepër e duarve të tua.
9 Mos u zemëro tepër me ne, o Jehova,+dhe mos e kujto gjithmonë fajin tonë.
Të lutemi, na shih, sepse të gjithë ne jemi populli yt.
10 Qytetet e tua të shenjta janë kthyer në shkretëtirë.
Sioni është kthyer në shkretëtirë,Jerusalemi në gërmadhë të shkretë.+
11 Shtëpia* jonë e shenjtë dhe e lavdishme,*në të cilën të lëvduan paraardhësit tanë,është djegur me zjarr.+
Të gjitha gjërat që quanim të çmuara, janë rrënuar.
12 A do të përmbahesh para gjithë kësaj, o Jehova?
Vallë, do të rrish në heshtje e do të na lësh të vuajmë kaq shumë?+
Shënimet
^ Ose «me durim».
^ Fjalë për fjalë «në dorën».
^ Ose «ti je Ai që na formoi».
^ Ose «Tempulli».
^ Ose «e bukur».