Isaia 14:1-32
14 Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+
2 Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.*
3 Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga vuajtjet dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën të nënshtruan,+
4 ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:*
«Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!*
Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+
5 Jehovai e theu thuprën e të ligjve,bastunin e sundimtarëve,+
6 ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+
7 Mbarë toka ka gjetur prehje dhe s’ka më shqetësim.
Njerëzit lëshojnë britma gëzimi.+
8 Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanitjanë gëzuar për atë që të ndodhi ty,e thonë: ‘Që kur ke rënë ti,asnjë druvar nuk vjen më te ne.’
9 Edhe Varri* poshtë është vënë në lëvizjeqë të të takojë kur të hysh.
Për ty i zgjon ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,tërë udhëheqësit shtypës* të tokës.
Gjithë mbretërit e kombeve i ngre nga fronet.
10 Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë:
‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?!
Qenke bërë si ne?!
11 Në Varr* u vërvitën krenariadhe tingujt e instrumenteve të tua me tela.+
Vemjet u bënë shtrati yt,dhe krimbat u bënë mbulesa jote.’
12 Si re nga qielli,o bir i agimit, ti që shkëlqeje!
Si u hodhe përtokë,ti që mposhtje kombet!+
13 Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+
Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë+dhe do të ulem në malin e takimit,*në viset më të thella të veriut.+
14 Unë do të ngjitem mbi retë e larta;do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’
15 Përkundrazi, do të vërvitesh në Varr,*në pjesët më të thella të gropës.
16 Ata që do të të shikojnë, do të t’i ngulin sytë,do të të vështrojnë me kujdes dhe do të thonë:
‘Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhejdhe mbretëritë të tronditeshin,+
17 që e shkretoi botëndhe shkatërroi qytetet e saj,+që nuk i linte të ktheheshin në shtëpi të burgosurit e vet?!’+
18 Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve,po, që të gjithë, prehen në lavdi,secili në varrin* e tij.
19 Kurse ty, si një filiz* të pështirë,të kanë flakur tutje pa varr,si një kufomë të shkelur,të mbështjellë me të vrarët nga shpata,që i hedhin në një gropë e i mbulojnë me gurë.
20 Ty s’do të të varrosin me mbretërit,sepse shkatërrove vendin tënddhe vrave popullin tënd.
Pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më kurrë.
21 Bëni gati një trung që bijtë e tij të ekzekutohen,për fajin e paraardhësve të tyre,dhe të mos ngrihen e të shtien në dorë tokëne ta mbushin me qytete.»
22 «Unë do të ngrihem kundër tyre,+—thotë Jehovai i ushtrive.
Do t’ia shuaj emrin Babilonisë, si dhe ata që i kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm,+—thotë Jehovai.
23 Do ta kthej në fole ferrëgjatësh* dhe në moçalishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+—thotë Jehovai i ushtrive.
24 Jehovai i ushtrive është betuar:
«Siç kam ndër mend, ashtu do të ndodhë,dhe siç kam vendosur, ashtu do të bëhet.
25 Do ta dërrmoj asirianin në vendin timdhe do ta shtyp në malet e mia.+
Zgjedha e tij do të hiqet nga populli imdhe ngarkesa e tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.»+
26 Kjo është vendosur* kundër gjithë tokës,dhe kjo është dora që është ngritur kundër* tërë kombeve.
27 Përderisa Jehovai i ushtrive e ka marrë vendimin,kush mund ta anulojë?+
Përderisa e ka ngritur dorën,kush mund t’ia kthejë mbrapsht?+
28 Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje:
29 «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste.
Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.*
30 Ndërkohë që të parëlindurit e të munduarve do të kenë ushqimdhe të varfrit do të shtrihen të sigurt,unë do të bëj që populli yt* të vdesë nga zia e bukës,e çfarë mbetet prej teje, do të vritet.+
31 Ulëri, o portë! Thërrit për ndihmë, o qytet!
Ty do të të lëshojë zemra, o Filisti!
Se nga veriu po afrohet një re tymidhe askush nuk ngelet prapa në radhët e armikut.»
32 E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të kombit?
Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.
Shënimet
^ Ose «do t’u japë prehje».
^ Domethënë, izraelitët.
^ Ose «mbikëqyrësit e rreptë».
^ Ose «do të tallesh me mbretin e Babilonisë».
^ Ose «i erdhi mbikëqyrësit të rreptë!»
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «cjeptë».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «në malin e mbledhjes».
^ Fjalë për fjalë «thoshe në zemër».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «shtëpinë».
^ Ose «degë».
^ Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
^ Fjalë për fjalë «këshilla që është këshilluar».
^ Ose «që është gati të godasë».
^ Fjalë për fjalë «rrënja».
^ Fjalë për fjalë «gjarpër djegës që sulmon».
^ Fjalë për fjalë «rrënja jote».