Letra e dytë drejtuar selanikasve 3:1-18

  • Vazhdoni të luteni (1-5)

  • Paralajmërim kundër sjelljes së çrregullt (6-15)

  • Përshëndetjet e fundit (16-18)

3  Së fundi, vëllezër, vazhdoni të luteni për ne,+ që fjala e Jehovait* të vazhdojë të përhapet me shpejtësi+ e të marrë lavdi, siç po merr edhe mes jush,  dhe që ne të shpëtojmë nga të mbrapshtët e të ligjtë,+ pasi besimi nuk zotërohet nga të gjithë.+  Por Zotëria është besnik dhe do t’ju forcojë e do t’ju mbrojë nga i Ligu.  Për më tepër, si dishepuj të Zotërisë, kemi besim se po i zbatoni dhe do të vazhdoni t’i zbatoni udhëzimet tona.  Zotëria u priftë gjithnjë zemrave tuaja në udhën e duhur, që të keni dashuri për Perëndinë+ dhe qëndrueshmëri+ për hir të Krishtit!  Tani, vëllezër, në emër të Zotërisë Jezu Krisht, po ju udhëzojmë të rrini larg nga çdo vëlla që sillet* në mënyrë të çrregullt+ e që nuk ecën sipas traditave* që morët* nga ne.+  Pasi ju vetë e dini si duhet të na imitoni,+ sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt mes jush,  as hëngrëm falas* bukën e ndokujt.+ Përkundrazi, me mund e përpjekje punuam natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë e rëndë asnjërit prej jush.+  Jo se ne nuk kemi autoritet,+ por donim të bëheshim shembull për ju, që të na imitoni.+ 10  E në fakt, kur ishim me ju, ju jepnim këtë urdhërim: «Nëse ndokush nuk do që të punojë, as të mos hajë!»+ 11  Se kemi marrë vesh që disa mes jush po sillen në mënyrë të çrregullt,+ nuk punojnë fare e i fusin hundët në gjëra që nuk u takojnë.+ 12  Ata njerëz i urdhërojmë dhe i nxitim në emër të Zotërisë Jezu Krisht që të punojnë qetësisht e të hanë bukën që fitojnë vetë.+ 13  Kurse, ju vëllezër, mos u dorëzoni duke bërë të mirën. 14  Por, nëse ndokush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, mbajeni të shënuar dhe mos u shoqëroni më me të,+ që të turpërohet. 15  E megjithatë, mos e shihni si armik, por vazhdoni ta këshilloni+ si vëlla. 16  Tani, Zotëria i paqes ju dhëntë paqe pa pushim në çdo gjë!+ Zotëria qoftë me të gjithë ju! 17  Ja përshëndetja ime, e Pavlit, që e shkrova me dorën time,+ që është shenjë për çdo letër, pasi kështu shkruaj unë. 18  Mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me të gjithë ju!

Shënimet

Ose «ecën».
Ose «udhëzimeve».
Një mundësi tjetër «që morën».
Ose «pa paguar».