Letra e dytë drejtuar korintasve 13:1-14
13 Kjo është hera e tretë që kam ndër mend të vij te ju. «Çdo çështje duhet të vendoset nga dëshmia* e dy a tre dëshmitarëve.»+
2 Edhe pse tani jam larg jush, më duket sikur jam aty për herë të dytë. Prandaj i paralajmëroj ata që dikur e linin veten në dorë të mëkatit dhe gjithë të tjerët se, po të vij përsëri, nuk do t’ua kursej disiplinën,*
3 përderisa po kërkoni prova se Krishti—i cili nuk është i dobët kundrejt jush, por i fuqishëm mes jush—po flet vërtet nëpërmjet meje.
4 Vërtet, ai u ekzekutua në shtyllë kur ishte i dobët, por është gjallë falë fuqisë së Perëndisë.+ Po ashtu edhe ne, ndonëse tani jemi të dobët siç ishte ai, do të jetojmë bashkë me të,+ falë fuqisë së Perëndisë, e cila vepron edhe te ju.+
5 Vazhdoni të vini në provë veten nëse jeni në besim, vazhdoni të provoni çfarë jeni ju vetë.+ Apo nuk e dalloni se Jezu Krishti është në unitet me ju? Veç në qofshi të pamiratuar.
6 Shpresoj vërtet të dalloni se ne nuk jemi të pamiratuar.
7 Tani, i lutemi Perëndisë që të mos bëni asgjë të gabuar, jo që ne të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e shkëlqyer, edhe sikur ne të dukemi të pamiratuar.
8 Në fakt, ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm në përkrahje të së vërtetës.
9 Sigurisht që gëzojmë sa herë që ju jeni të fortë e ne të dobët; dhe për këtë po lutemi, që ju të ndreqeni.
10 Ja pse i shkruaj këto gjëra ndërkohë që s’jam i pranishëm, që, kur të jem i pranishëm, të mos veproj me rreptësi sipas autoritetit që Zotëria më dha+ për të ndërtuar* dhe jo për të shembur.*
11 Së fundi, vëllezër, vazhdoni të gëzoni, të ndreqeni, të ngushëlloheni,+ të jeni në një mendje,+ të jetoni në paqe,+ dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes+ do të jetë me ju.
12 Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
13 Të gjithë të shenjtët ju dërgojnë përshëndetje.
14 Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe fryma e shenjtë, prej së cilës po nxirrni të gjithë dobi, qofshin me të gjithë ju!
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «goja».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «për të inkurajuar».
^ Ose «për të shkurajuar; dekurajuar».