Letra e dytë drejtuar korintasve 1:1-24

  • Përshëndetje (1, 2)

  • Perëndia na ngushëllon në të gjitha sprovat tona (3-11)

  • Pavli ndryshon planet e udhëtimit (12-24)

1  Pavli, apostull i Krishtit Jezu falë vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Timoteu,+ drejtuar kongregacionit* të Perëndisë në Korint, si edhe gjithë të shenjtëve* në mbarë Akainë:+  Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!  Lëvduar qoftë Perëndia, po, Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ Ati i mëshirshëm e zemërdhembshur+ dhe Perëndia i çdo ngushëllimi,+  i cili na ngushëllon* në të gjitha sprovat* tona,+ që edhe ne të mund t’i ngushëllojmë të tjerët+ në çfarëdo sprove me po atë ngushëllim që marrim prej tij.+  Vërtet, ashtu si vuajtjet tona për hir të Krishtit s’kanë të numëruar,+ po ashtu edhe ngushëllimi që marrim nëpërmjet Krishtit, është i pamasë.  Tani, nëse hasim sprova, është për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj, e nëse marrim ngushëllim, është për ngushëllimin tuaj, i cili ju ndihmon t’u bëni ballë të njëjtave vuajtje që po heqim edhe ne.  Po, nuk i humbim kurrë shpresat për ju, sepse e dimë se, sikurse po hiqni të njëjtat vuajtje si ne, po ashtu do të gjeni të njëjtin ngushëllim si ne.+  Vëllezër, nuk duam të jeni në padije të sprovave që hasëm në krahinën e Azisë:+ atje ishim tej mase nën presion, madje përtej forcave tona, aq sa nuk ishim të sigurt as për vetë jetën+  dhe faktikisht e ndienim se kishim marrë dënimin me vdekje. Nga kjo mësuam që të mos kishim besim te vetja, por te Perëndia+ që sjell të vdekurit në jetë. 10  Pikërisht përballë një rreziku kaq të madh si vdekja, ai na shpëtoi dhe do të na shpëtojë përsëri. Po, tek ai i kemi varur shpresat se do të vazhdojë të na shpëtojë.+ 11  Por edhe ju mund të na ndihmoni duke u përgjëruar për ne,+ sepse, në përgjigje të lutjeve të shumë vetave, do të na tregohet mirësi, dhe lutjet e falënderimit për ne do të vërshojnë lumë.+ 12  Ne krenohemi dhe e kemi ndërgjegjen të pastër, sepse jemi sjellë me njerëzit në botë, e sidomos me ju, në përputhje me shenjtërinë dhe sinqeritetin që vjen nga Perëndia, e jo sipas mençurisë njerëzore,+ por sipas mirësisë së pamerituar të Perëndisë. 13  Në të vërtetë nuk po ju shkruajmë asgjë tjetër përveç atyre që mund të lexoni* dhe të kuptoni. Shpresoj t’i kuptoni plotësisht* këto gjëra, 14  sikurse keni kuptuar deri diku që mund të krenoheni me ne, ashtu siç do të krenohemi edhe ne me ju në ditën e Zotërisë tonë Jezu. 15  Kështu, i sigurt për këtë, kisha ndër mend të vija së pari te ju, që të kishit një rast të dytë për gëzim,* 16  sepse kisha planifikuar të vija ndërsa isha rrugës për në Maqedoni,* e nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që pastaj të më përcillnit për në Jude.+ 17  Tani, kur mora këtë vendim, mos vallë nuk e peshova mirë? Apo mos i bëj planet sipas interesit tim, që një herë të them «po, po» dhe pastaj «jo, jo»? 18  Por sikurse Perëndia është i besueshëm, po ashtu është edhe fjala jonë, sepse nuk themi një herë «po» e pastaj «jo». 19  Edhe Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, për të cilin ju predikuam ne, domethënë, unë, Silvani* dhe Timoteu,+ nuk thotë një herë «po» e pastaj «jo»; «po-ja» e tij është gjithmonë «po». 20  Faktikisht, premtimet e Perëndisë, pavarësisht sa të shumta janë, janë bërë «po» me anë të tij.+ Prandaj në emër të tij i themi «Amin!» Perëndisë+ që t’i japim lavdi. 21  Gjithsesi, ai që na ka mirosur* dhe që garanton se ju dhe ne i përkasim Krishtit, është Perëndia,+ 22  i cili ka vënë mbi ne edhe vulën e vet,+ domethënë, ka vënë frymën e tij në zemrat tona, si kapar* të trashëgimisë sonë.+ 23  Tani, betohem për vetë jetën time, dhe kam dëshmitar Perëndinë, se nuk kam ardhur akoma në Korint, ngaqë doja t’ju kurseja e të mos ju rëndoja edhe më shumë. 24  Nuk po them se ne jemi zotër të besimit tuaj,+ por se jemi bashkëpunëtorë për gëzimin tuaj, sepse falë besimit tuaj po qëndroni të fortë.

Shënimet

Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «shtrëngimet».
Ose «na jep zemër; na inkurajon».
Një mundësi tjetër «që tashmë i njihni mirë».
Fjalë për fjalë «deri në fund».
Një mundësi tjetër «që të nxirrnit dyfish dobi».
Quhet edhe Sila.
Ose «parapagesë (paradhënie); garanci (peng)».